Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka pritur këtë të enjte në një vizitë shtetërore homologen e tij hungareze, Katalin Novak.
Pas takimit ata kanë zhvilluar një konferencë për shtyp ku janë pyetur për situatën në veri të Kosovës. Begaj theksoi se dhuna e ushtruar ndaj KFOR-it dhe medias është e patolerueshme dhe e pajustifikueshme.
Sipas tij, të dyja palët duhet të zbatojnë marrëveshjen e dakordësuar.
“Natyrisht që ngjarje të tilla nuk janë në shërbim të askujt, nuk i bëjnë mirë asnjërit dhe për më tepër pengojnë proceset integruese të rajonit në Bashkimin Europian. Për ne, misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, është një histori suksesi prej 20 vitesh. Dhe me presidenten ndamë të njëjtin mendim që ky mision e ka kryer detyrën e tij me përgjegjshmëri dhe paanësi dhe përkushtim të jashtëzakonshëm. Në fakt, keqpërdorimi i popullatës serbe në veri të Kosovës dhe dhuna e ushtruar ndaj trupave paqeruajtëse të KFOR-it dhe medias është e patolerueshme, e pajustifikueshme. Asnjë pretekst nuk mund të nxirret për të justifikuar asnjë nga palët për moszbatimin e marrëveshjes së dakordësuar publikisht në Bruksel dhe anekseve të saj në Ohër. Prandaj mendoj që në këtë moment, nevojitet një çtensionim i situatës, të tregohet maturi dhe durim dhe t’i shërbehet zgjidhjes së problemit dhe të jetë busulla e orientimit të dy vendeve për arritjen e asaj marrëveshjeje që është dakordësuar”, tha ai.
Edhe presidentja hungareze Novak u shpreh se është e shqetësuar për ato që kanë ndodhur në veri të Kosovës. Ajo theksoi se duhet punuar për të çtensionuar situatën.
“Jam shumë e shqetësuar për këto që kanë ndodhur në Kosovë. Kanë ndodhur agresivitete të tilla që prej shumë kohësh nuk i kemi pasur. Qëllimi jonë është t’i shmangim këto lloj agresivitetesh”, tha ajo.
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...