Presidentja Vjosa Osmani, së bashku me Ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla – Schwarz, kanë diskutuar sot me shefat e misioneve të Republikës së Kosovës.
Përmes një postimi në Twitter, Osmani ka bërë të ditur se së bashku me ministren Gërvalla, kanë diskutuar me shefat e misioneve të Republikës së Kosovës për implikimet e agresionit ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës, si dhe ndikimin e tij rajonal.
Presidentja Osmani ka deklaruar se kanë diskutuar edhe për rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe në Këshillin Evropian./arbresh.inf
Postimi i plotë:
Së bashku me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla – Schwarz, kemi diskutuar me shefat e misioneve të Republikës së Kosovës për implikimet e agresionit ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës, ndikimin e tij rajonal dhe rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe në Këshillin Evropian.
Together with DPM @gervallaschwarz we discussed with the Republic of Kosovo’s Heads of Missions the implications of Russia’s military aggression against Ukraine, its regional impact and the importance of #Kosovo’s membership to @NATO and @coe. #WeStandWithUkraine pic.twitter.com/rgKN84BjEs
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) March 8, 2022
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë