Situata në pikat kufitare për hyrje në Kosovë

22:31 | 27 Dhjetor 2021
Përparim Bublaku

Në pikë kalimet kufitare për të hyrë në Kosovë, nuk raportohet për kolona të gjata.

Ditë më parë mërgimtarët që ishin nisur për në Kosovë kanë pritur për hyrje deri në 4 orë.
Të hënën në mbrëmje në orë 22:00 sipas të dhënave të Qendrës Kombëtarë për Menaxhimin e Kufijve, pritjet më të gjata janë tek Dheu i Bardhë deri në 30 minuta, me kolona deri në 100 metra.

Kurse në Muçibabë pritjet janë 20 minuta, e 10-15 në Merdare.

Në pikat tjera kufitare pritjet janë deri në 5 minuta./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme