Google ADS

Situata me zjarret, Haradinaj kërkon nga Qeveria të merret me seriozisht

20:45 | 3 Gusht 2021
Përparim Bublaku

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ndihet i shqetësuar më situatën e përhapjes së zjarreve në Kosovë.

Ai përmes një postimi në Facbook ka thënë se Qeveria duhet të merret më seriozisht më këtë situatë.

“I shqetësuar për përhapjen e zjarreve në mbarë territorin e Kosovës.

Në Suharekë po vazhdon përhapja e zjarrit, ndërsa në Rugovë të Pejës ka filluar edhe evakuimi i banorëve.

Kërkoj nga Qeveria të merret më seriozisht me çështjen, pasi që mund të pësojnë jetët dhe pronat e qytetarëve të Kosovës.

Apeloj për kujdes të shtuar që zjarret të mos shkaktohen nga dora njerëzore”, ka shkruar Haradinaj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme