Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi tha në Komisionin për Shëndetësi se numri më i madh i të infektuarve në Kosovë është me variantin Omicron, ndërsa sipas tij, numri i atyre që kërkojnë kujdes në spital, sidomos në kujdesin intensiv ende është i menaxhueshëm.
Ai bëri të ditur se për personelin mjekësor të infektuar kanë ndërruar strategji rreth kthimit në punë, pasi sipas tij punëtorët shëndetësorë të cilët brenda pesë dite nuk kanë shenja klinike të infeksionit atëherë mund të kthehen në punë.
Duke folur për masat, ministri Latifi tha se vendimet për masa merren pas konsultimit me të gjithë hisedarët.
Ndërkaq, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj tha se infeksionet respiratore nuk ndalohen me polici në kufi, ndërkaq theksoi se në spitale ka filluar një lloj relaksimi, ku nuk po mbahen as doreza e maska.
Ai po ashtu tha se shqetësim i personelit shëndetësor është edhe Ligji i pagave, raporton Telegrafi.
“…Ka disa shqetësime që duhet t’i vendosim këtu. Karakteristik e përgjithshme deri sot është reagimi i vonë ndaj situatës, ndërsa kisha dashur që kjo të jetë hera e fundit që pasi të ngrihet shqetësimi, ne duhet të veprojmë. Të gjitha vendet ishin me Omicron një muaj para neve, e nuk ndalet virusi me masa në kufi…”, tha ai.
Lidhur me këtë ministri i Shëndetësisë tha se ai kur shkon në klinika nuk sheh relaksim dhe sipas tij ende nuk ka hapësirë për t’u relaksuar.
Ndërkaq, sa i përket çështjes së pagave, ministri tha se pajtohet por se Ligji i pagave është çështje tjetër dhe në procedurë e sipër.
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation