Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar I Kosovës ka njoftuar se në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 18 pacientë për Covid-19.
Sipas njoftimit në trajtim janë edhe 13 pacientë post-Covid.
Me oksigjeno-terapi janë 24 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv po trajtohen 5 pacientë.
Më së shumti pacientë po trajtohen në Klinikën Infektive, gjithsej 15.
Njoftimi i plotë:
Po trajtohen 18 pacientë të kofirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 13 post-Covid
Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës po trajtohen 18 pacientë të konfirmuar me Covid-19.
Në trajtim mjekësor janë edhe 13 pacientë të tjerë post-Covid-19.
Me oksigjeno-terapi janë 24 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv po trajtojhen 5 pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 15 pacientë
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 5 pacientë
Spitali i Gjilanit, 4 pacientë
Spitali i Pejës, 3 pacientë
Spitali i Gjakovës, 1 pacient
Spitali i Ferizajt, 3 pacientë./arbresh.info/
Banka e vetme shqiptare në veri, Banka Ekonomike hap degën m...
Kurti mirëpriti anëtarë të grupit “Miqtë Laburistë të ...
Vritet me një plumb në kokë biznesmeni në Tiranë
Kurti mirëpriti gjeneralin Wesley Clark, diskutuan përparimi...
Shtatzania e Sarës, Ledri: Një ditë para se ta merrnim vesh,...
Tjetër mbrojtës i Juventusit ka pësuar lëndim në ACL