Në disa akse rrugore është hedhur kripë për shkak të ngricave, ndërsa reshja nuk ka pasur në asnjë aks rrugor. Mirëmbajtja e rrugëve vazhdon 24 orë në tërë Republikën e Kosovës.
Në auto-udha R6, Doganaj-Hani i Elezit, gjatë 24 orëve nuk ka pasur reshje të borës dhe të gjitha rrugët janë të kalueshme. Borë nuk ka pasur as në auto-udhën A7, Morinë-Gjurgjicë.
Në regjionin Prishtina 1 dhe 2, gjendja e rrugëve është e mirë, pa të reshura të borës gjatë 24 orëve të fundit. Në regjionin e Prizrenit, të gjitha rrugët nën menaxhimin e Ministrisë së Infrastrukturës janë të qarkullueshme dhe nuk ka pasur të reshura të borës.
Po ashtu në regjionin Peja 1 dhe 2 të gjitha rrugët janë të kalueshme dhe s’ka pasur reshje të borës gjatë 24 orëve.
Në regjionin e Ferizajt ka pasur hedhje të kripës për shkak të ngricave, por pa të reshura bore, thuhet në njoftimin e Ministrisë./arbresh.info/
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin