Google ADS

Situata e qetë në Zveçan, KFOR-i heq disa tela gjemborë

13:12 | 5 Qershor 2023
A Z

Situata aktuale afër objektit të Komunës në Zveçan, është e qetë dhe pa tensione.

Disa tela gjemborë që ishin të vendosur  ditë më parë rreth objektit të Komunës në Zveçan, janë larguar.

Protestuesit kanë zënë anësoret e rrugës, ku kanë vendosur çadra të diellit dhe janë duke qëndruar ulur në karrige të cilët po dëgjojnë këngë nacionaliste.

Po ashtu, sot janë paraqitur edhe disa vajza serbe të moshës së re me një flamur serbë në dorë, “sa për t’u bërë lajm”.

Po ashtu është zbuluar një pano që shkruan në gjuhën serbe “Zveçan je veçan”.

Policia e Kosovës ka ardhur me një patrullë, e cila nuk po lejohet të largohet dhe ka mbetur e ngujuar, dhe nuk po lejohet të kthehet nga protestuesit./Arbresh.info/

Të ngjashme