Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) sot mban tryezën ”Sistemi Pensional në Kosovë: sfidat dhe mundësitë”. Në këtë tryezë do të publikohet edhe punimi “Sistemi Pensional në Kosovë: sfidat dhe mundësitë”.
Selatin Kllokoqi hulumtues në Institutin për Politika Zhvillimore (INDEP), tha se sistemi Pensional në Kosovë do të jetë sfidë dhe për këtë duhet të bëhen ndryshime.
“Ata që kanë kursyer për 16 vite, kanë filluar të marrin kursimet. Ata tani janë në moshën 67 vjeçare dhe i kanë harxhuar mjetet dhe ata pastaj marrin nga 75 euro, apo pensionin bazik”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Ai bëri me dije se janë disa skema të pensioneve. “Ka diskriminim të skemat pensionale në Kosovë. Ka qytetarë që marrin pensione dy pensione, nëse ndonjëri jeton jashtë merr 75 euro, po ashtu edhe ka qytetarë që marrin pension nga Kosova dhe Serbia. Kurse ata qytetarë që jetojnë në Kosovë nuk mund të marrin dy pensione”, deklaroi ai.
Sipas tij ata kanë ide për të dhënë sugjerime e rekomandime për të ndryshuar këtë sistem. “Ka mundësi alternative. Duhet të futet pjesa që të ketë kontribut gjenerata për gjeneratë”, theksoi ai.
Tryeza e sotme do të mbledhë deputetë, zyrtarë të partive politike, përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare në Kosovë, përfaqësues të shoqatave të pensionistëve, përfaqësues të shoqërisë civile dhe akterë tjerë të rëndësishëm, të cilët do të diskutojnë rreth kësaj teme shumë të rëndësishme për secilin./rtklive
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...
Plagoset me armë 32-vjeçari shqiptar në Itali
Mustafa i PDK-së: Kërkojmë shkarkimin e Ministrit Peci, Fito...
Hamza në Zvicër: Kosova synon te sjellë ekspertë ndërkombëta...
Haradinaj: Diasporën do ta mbështesim fuqishëm për t’i...