Dërgimi i pacientëve nga Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe spitalet rajonale për në Klinikën Emergjente në QKUK, që nuk kanë qenë raste për emergjencë, vazhdon ta ngarkojë dhe pengojë punën e stafit në Klinikën Emergjente të QKUK-së.
Sipas drejtorit të Klinikës Emergjente, Basri Lenjani, mbi 80 përqind e rasteve që vijnë në këtë klinikë janë të natyrës jo emergjente dhe që mund të trajtohen në spitalet rajonale dhe në qendrat e mjekësisë familjare.
“Një komponentë shumë e rëndësishme në nivel vendi i cili duhet të rregullohet është sistemi i referimit. Ende Ministria e Shëndetësisë dhe akterët të cilët bëjnë politika shëndetësore, ne nuk kemi sistem të referimit në nivel vendi, të paktën sikur ky dokument të ishte zyrtarë dhe unë besoj që Klinika Emergjente do të merrej vetëm me raste të cilat i takojnë shërbimit emergjentë mjekësor, por ne nuk do të merreshim me rastet të cilat mbi 80 përqind janë të natyrës joemergjente dhe të cilat mund të trajtohen në spitalet regjionale në qendrat e mjekësisë familjare”, tha ai.
Drejtori Lenjani tha se janë të detyruar që ata të cilët vijnë me udhëzime paraprake në Kliniken Emergjente, edhe të deleguar nga qendrat tjera, në bazë të udhëzimit apo ligjit për shërbime emergjente mjekësore, të ofrojmë kujdes emergjent mjekësorë.
“Të paktën është mirë që qytetarët t’i shfrytëzojnë shërbimet e mjekësisë familjare, meqenëse kanë mbulesë në aspektin e mbulimit të aspektit diagnostik parandalues, aspektin e diagnostikës laboratorike, radiologjike, konsulencave, të njëjtën gjë mund ta shfrytëzojnë edhe në spitalet regjionale. Për ato komponentët të cilat mungojnë në spitalet regjionale, mund t’i përdorin në rast se mungon ndonjë specialitet si neurokirurgjia, urologjia, kirurgjia torakale, mund të dërgohen pa ndonjë problem në kliniken emergjente me një referim”, tha ai.
Bujar Lila, kryeshef i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, për KosovaPress bëri të ditur gjatë vitit 2016 referimet e tyre kanë qenë nën 20 përqind, ndërsa, referimet në qendrën emergjente kanë qenë 1.1 përqind.
“Sa i përket referimit në QKUK dhe në Qendrën Emergjente ne qëndrojmë shumë mirë, jemi në kufij të standardeve të parapara për mjekësinë familjare, do të thotë referimet tona janë nën 20 përqind, me të dhënat e vitit 2016. Ndërsa, në qendrën emergjente në vitin 2016 prej të gjitha qendrave që në kuadër të qendrës kryesore të mjekësisë familjare janë referuar vetëm 1.1 përqind”, tha ai.
Ndërsa, zëdhënësi i Ministri së Shëndetësisë, Faik Hoti, tha se ligji për shëndetësinë e ka përcaktuat se si një pacient mund të marrë shërbime brenda nivelit të kujdesit parësor shëndetësor dhe në cilat raste ai duhet të referohet për një nivel më të lartë të kujdesit shëndetësor.
“Të gjitha ato raste të cilat mund të marrin mjekimin në kujdesin primar shëndetësor të mos referohen pa nevojë në dy nivelet tjera për shkak se kështu krijohet ngarkesë për dy nivelet më të larta të kujdesit shëndetësor, e është edhe vlerësim që një numër i madh i pacientëve shkojnë në këto nivele pa nevojë. Ka raste kur pacientët këtë e bëjnë me vetë referim, do të thotë insistojnë që të shkojnë në nivele të tjera por ka edhe raste kur referohen nga mjekët e kujdesit parësor shëndetësor. Në bazë edhe të strategjive shëndetësore dhe legjislacionit shumica e shërbimeve të kujdesit shëndetësor duhet ti marrin në nivelin primar, kështu që për referime në nivelet më të larta duhet të bëhen vetëm, atëherë kur kujdesi parësor nuk mund ta ofroj zgjidhjen, në raste të tjera preferohet që kujdesi shëndetësor primar të ofroj kujdes për pacientët, tha ai.
Zëdhënësi Hoti tha se është mirë që tema e referimit të diskutohet në mes niveleve së bashku dhe të shohin se ku janë problemet.
“Qendra Emergjente që është në kuadër të qendrës klinike Universitare të Kosovës në vazhdimësi bënë thirrje që pacientët të cilët mund të trajtohen edhe në primare, por edhe në nivel të spitaleve të përgjithshme të trajtohen dhe të mos dërgohen pa nevojë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Mirëpo kemi dëgjuar edhe nga mjekët e nivelit të kujdesit parësor që thonë që në bazë të protokolleve mjekësore i trajtojnë me korrektësi rastet dhe nuk i referojnë për në nivelin tjetër, kështu që do të ishte mirë që kjo temë të diskutohet midis niveleve së bashku dhe t’i shohin ku janë problemet, pra të shohim nëse vërtetë ka numër të referimeve më shumë se që duhet për nivelin dytësor, tretësor apo ankesat janë për shkak të fluksit të madh të punës që ka vetë qendra emergjente”, tha ai.
Sipas tij, është një temë që duhet të diskutohet edhe në nivel profesional për shkak se në aspektin ligjor këta e ka përcaktuar shumë mirë ligji dhe mjafton që ligji për shëndetësi të respektohet.
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League