Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), ka mbajtur tryezën e diskutimit me temë: “Roli i vendimeve të Gjykatës Supreme në luftën kundër krimit dhe korrupsionit: “Një thirrje për disiplinim të gjyqtarëve që marrin vendime të kundërligjshme”.
Sipas GLPS-së, kjo tryezë si qëllim ka pasur të diskutojë mbi detyrimet kushtetuese të Gjykatës Supreme për të garantuar që vendimet e saj që konstatojnë gjendje të paligjshmërisë të adresohen në mënyrë efektive nga gjykatat më të ulëta, raporton arbresh.info.
Për më tepër, diskutimi ishte fokusuar edhe në praktikat e vendeve të rajonit dhe mënyrën e adresimit të rasteve të tilla.
Ky studim analizon disa nga rastet ku Gjykata Supreme e Kosovës duke vendosur lidhur me kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë të parashtruara nga ana e Prokurorisë së Shtetit, nxjerrë aktgjykime me të cilat konstatohet shkelje e ligjit penal.
Arbëresha Loxha nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike ( GLPS), ka thënë se janë paraqitur një mori e rasteve që kanë shkelur ligjin e KPK-së, neni 430, paragrafi 2.
“Janë paraqitur një mori e rasteve, ka pasur shkelje të ligjit, paragrafi 430 pragrafi i 2 të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Në këtë rast kemi të bëjmë dallimin se rasti që kalon në Gjykatën e Apelit, dhe nëse nuk plotësohet në bazë të ligjit shkon apo kthehet në Gjykatën Supreme në rigjykim.
“Rasti i parë është se rasti që kalon në Gjykatën e Apelit, në bazë të ligjit rikthehet në Gjykatën Supreme.
Rasti i dytë, asnjëherë nuk duhet të ia heqësh mjetin juridik”, ka thënë ajo
Drejtori i programit INL për Kosovë, Shawn Waddoups, tha se ka tre javë që qëndron në Kosovë dhe është marrë me këtë studim.
“Qëllimi jonë është të përkrahim këto projekte, dhe për këtë arsye kanë qenë 40 persona që kanë punuar me këtë. Personat që kanë marrur pjesë në projekt dhe në studim është qe në Kosovë është diçka që kemi punuar me përkushtim për këtë sistem të drejtësisë”, ka thënë Waddoups.
Fejzullah Hasani, ish-kryetar i Gjykatës Supreme, ka thënë se Rasti që është në Gjykatën e Apelit e që kalon në Gjykatën Supreme, atëherë supremja mund t’a kthej lëndën në rigjykim.
“Gjithmonë është merr si gabim, se supremja nuk i rregullon disa çështje, por supremja është ajo që i rikthen lëndët në rigjykim pra nëse kthehet nga Gjykata e Apelit”, ka thënë Hasani.
Hasani ka shtuar se kur kemi të bëjmë me korrupsionin, atëherë ne si sistem i drejtësisë jemi shumë mbrapa me rajonin, sepse krimet, mungesa e infrastrukturës, ekspertizës ka kaluar në UNMIK, e pastaj në EULEX.
Laura Pula, prokurore në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, ka thënë se ka raste të ngritura për ministra, drejtor, zyrtarë shtetëror, gjë që Kryeprokurori nuk i takon të flas, por janë gjykata e tjera që i takon të flas.
“Kemi dy kategori nëse ushtrohet nga paditësi dhe gjyqtari dhe tjetra është kur bëhet me iniciativën e kryeprokurorit të shteti, atëherë kjo është kur bëhet shkelja e ligjit”, ka thënë prokurorja Laura Pula.
Ndër të tjera prokurorja Pula, ka thënë se në vitin 2018 i kemi pasur 28 raste me vetë iniciativën e palëve, 18 të aprovuara, 7 të refuzuara, e nga gjykata Supreme kemi 4 raste për korrupsion, ndërsa në vitin 2019, nga periudha Janar- Tetor, kemi 26 kërkesa, të kryera 12, të aprovuara 2 dhe 12 të refuzuara.
Ndërkaq avokati Artan Qerkini, ka thënë se ka raste kur Gjykata Supreme ka bërë shkelje të ligjit.
“Gjykata Supreme, ka konstatuar shkelje të ligjit në dëme të të pandehurit, ne nuk kemi statistika, por duhet të ekzistoj një ligj të i sanksionoj këto ligje”, ka thënë avokati Qerkini./Arbresh.info
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...