Google ADS

Siri, 146 civilë të vrarë pavarësisht vendimit të KS-OKB

09:39 | 4 Mars 2018
Arbresh.info
Mes datave 25 shkurt dhe 2 mars në Siri, përkundër vendimit të KS-OKB-së për “armëpushim humanitar” janë vrarë 146 civilë.
Mes datave 25 shkurt dhe 2 mars në Siri, përkundër vendimit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) për “armëpushim humanitar” janë vrarë 146 civilë, nga të cilët 38 fëmijë dhe 21 gra, thuhet në raportin e Rrjetit Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në raportin e SNHR-së thuhet se 146 civilë janë vrarë në sulmet e kryera gjatë 6 ditëve të para pas 24 shkurtit, vendimit të KS-OKB-së për armëpushim për civilët në gjithë Sirinë. Në raport thuhet se në sulmet ajrore dhe tokësore të regjimit janë vrarë 114 civilë nga të cilët 22 fëmijë dhe 16 gra.

Në sulmet ajrore të avionëve luftarakë rusë, të cilët ofrojnë mbështetje ajrore për regjimin e Asadit, sipas raportit jetën e kanë humbur 5 civilë ndërsa në bombardimet e forcave të koalicionit kundër organizatës terroriste DEASH kanë vdekur gjithsej 16 civilë nga të cilët 10 fëmijë dhe 4 gra.

Sipas raportit DEASH-i ka vrarë 5 civilë, 4 prej tyre fëmijë kurse në sulmet nga palët e paidentifikuara kanë humbur jetën gjithsej 6 civilë nga të cilët 2 fëmijë dhe 1 grua.

Për 6 ditë janë kryer 87 sulme me bomba fuçi

Sipas raportit të SNHR-së, helikopterët e regjimit në 6 ditët pas 24 shkurtit kanë kryer 87 sulme me bomba fuçi, 83 prej tyre ndaj zonës rurale të Damaskut ku ndodhet edhe Guta Lindore ndërsa 4 ndaj zonës rurale të Hama-s.

Kujtojmë se më 24 shkurt KS-OKB miratoi një rezolutë për armëpushim të paktën një mujor në Siri në mënyrë të arritjes së ndihmave humanitare si dhe evakuimin e personave të sëmurë rëndë dhe të plagosurve nga Guta Lindore e cila gjendet nën rrethimin e regjimit.

Në Gutën Lindore, e cila është nën kontroll të opozitës, jetojnë rreth 400 mijë civilë. Ky rajon në marrëveshjen në Astana u shpall zonë e deeskalimit të përleshjeve. Përskaj kësaj, pjesëtarët e regjimit të Asadit, vendi garantues i së cilës është Rusia, nga muaji prill i vitit të kaluar intensifikuan rrethimin ndërsa muajt e fundit edhe sulmet.

Kriza humanitare në Gutën Lindore nga dita në ditë përkeqësohet ndërsa mijëra civilëve u nevojitet evakuim. Shumica e civilëve të cilët duhen evakuuar urgjentisht përbëhen nga fëmijët dhe persona të sëmurë nga kanceri.

Përveç kësaj, shumë fëmijë në Gutën Lindore kanë vdekur si pasojë e urisë dhe pamundësisë për të patur qasje në barna.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme