Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në Mitrovicën e veriut është janë sekuestruar një sirenë alarmi dhe gjashtë zmadhues të zërit.
I pyetur nga Arbresh.info se çfarë është konfiskuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës së veriut, Veton Elshani, ka dërguar fotografitë.
“Konfirmojmë konfiskimin e një sirene të alarmit dhe 6 zmadhues të zërit në Mitrovica Veri. Kjo sirenë dhe këta zmadhues zëri kanë shërbyer në periudha të ndryshme kohore për të prishje të rendit dhe qetësisë publike” ka thënë Elshani.
Ndryshe, sirenat e alarmit dhe zmadhuesit në veri të Mitrovicës janë lëshuar shumë herë nga strukturat paralele kur nga popullata lokale kërkohej të organizoheshin për ndonjë ngjarje të rëndësishme për ta.
LEXO EDHE:
Tiranë, kongresi studentor: Papunësia dhe emigracioni janë p...
Granit Xhaka me Zvicrën kërkojnë revanshin sonte ndaj Serbis...
Zyrtari i Hamasit: Të gatshëm për një armëpushim në Gaza
Hovenier falënderon stafin e ambasadës për avancimin e partn...
Në pamundësi të jenë në Rumani, yjet “Dardan” dë...
IKD: Qeveria dhe Kuvendi të nisin me urgjencë zbatimin e Akt...