Delegacioni Shtetëror për Bisedime me Serbinë ka mbajtur mbledhjen e radhës. Pas këtij takimi, bashkëkryesuesi i këtij delegacioni, Fatmir Limaj, ka thënë se Delegacioni mban takime të rregullta dhe se ky ishte një takim i radhës pune ku është diskutuar edhe për platformën e dialogut me Serbinë.
Limaj ka thënë se shpejt Delegacioni do ta procedoj për kryesi platformën për bisedime me Serbinë. Ai thotë se Delegacioni Shtetëror ka mandat nga Kuvendi i Kosovës dhe Kushtetuta dhe se nuk do të diskutohet për tema të cilat cenojnë interesin e Kosovës.
Limaj është shprehur i sigurt se Kosova do ta ketë një zë në raport me bisedimet me Serbinë. I pyetur rreth përmbajtjes së platformës, ai ka thënë se platforma ngërthen në vete ato që parasheh Kushtetuta e Kosovës dhe shpejt do t’i procedohet Kuvendit për miratim.
“Platforma dhe marrëveshja eventuale do të jetë në interes të vendit tonë. Një marrëveshje e cila nuk është në interes të vendit kurrë mos u votoftë. Nuk besoj që dikush sjell marrëveshje që dëmton vendin”, ka thënë Limaj pas takimit të delegacionit shtetëror.
“Nuk pranojmë gjëra që dëmtojnë vendin. Mos harroni jemi njerëz të këtij vendi dhe nuk pranojmë gjëra që dëmtojnë vendin”, ka shtuar Limaj.
Sa i përket materialit të cilin e disponon presidenca, ai ka thënë se pret që presidenca t’ia procedojë delegacionit gjithë materialin që ka.
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...