Ish kryeministri i Kosovës, lider i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, nga Colmar i Francës, ku po mbahet me një fletëarrest të Serbisë, ka thënë se presidentit të Serbisë, Tomislav Nikoliq do t’i jepet përgjigja e njëjtë si më 1998-99.
Këtë deklaratë ai e ka dhënë duke komentuar kërcënimin e presidentit serb se do të vijë në Kosovë për të luftuar, njofton Klan Kosova.
“Presidenti Nikoliq tha se do të vijë me djemtë e tij të luftojë në Kosovë. Le të vijë, ta shohë si do t’i dalë. Edhe kjo që po e bëjnë nuk do të kalojë pa sanksione. Këto goditje ndaj meje kanë vetëdijesuar njerëz. Unë jam i bindur që shumë më pak produkte serbe shiten në Kosovë dhe shumë më shumë shqiptarë janë të bindur për t’i qëndruar të drejtës së vet”.
“Nuk mund të neglizhohet kur një president i një vendi fqinj thotë se do të vijë me djemtë e tij të luftojë në Kosovë. Nuk duhet të mbetet pa ia kthyer dikush. Pa i thënë “Hajde se ta bëjmë më zi se herën e kaluar”.
Haradinaj ka thënë se Prishtina zyrtare është treguar e dobët në raport me Beogradin, duke kërkuar reciprocitet dhe shpalljen ‘persona non-grata’ të zyrtraëve të shtetit serb.
“Si mundesh t’i kërkosh Kosovës Gjykatë Speciale kur ata prapë tentojnë të na maltretojnë. Ndaj duhet ta pyesim veten a u vepruar drejt me Specialen. Carla Del Ponte disa ditë më parë tha se “nuk e di të ketë luftë të re, sepse për atë të kaluarën Haradinajn e kemi gjykuar”. Prishtina zyrtare po tregohet e dobët në këto raporte. Duhet të ketë reciprocitet. Të mos lejohet asnjë zyrtar serb në vend. Kushdo që hyn në Kosovë të ndalohet dhe të vërtetohet nëse ai e ka ndihmuar luftën, apo dicka të ngjashme”.
“Nëse Serbia i fut duart në vendin tënd, duhet të vijë një ditë kur t’i thuhet “Boll më”. Ne duhet të jemi të prerë. Normalisht që gara jonë politike vazhdon. Por duhet të jemi të qartë për disa gjëra. Duhet ta kuptojë Serbia që ka të bëjë me një popull të organizuar, të mencur. Ne kemi njerëz të mrekullueshëm, të zotët të fortë, të gatshëm për cdo sakrificë. Na duhet një Prishtinë e fortë zyrtare”.
Ish komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit ka theksuar se mbetet stoik, pa marrë parasysh sfidat që mund t’i vijnë, duke kërkuar të njëjtën gjë nga të gjithë bashkëkombasit.
“Nuk ka forcë që na lëkund nga e drejta jonë. Të drejtën për të jetuar të lirë shqiptarët në Ballkan e kanë. E kanë nga Zoti dhe vetja. Ndaj ju lutem të mos pranojnë kurrfarë nënshtrimi”.
Presidenti i FFK-së takohet me kryetarin e Gjilanit, diskuto...
Kurti e Vitia nesër marrin pjesë në ceremoninë e vënies së g...
Gjesti ia mori dhe ia veshi duksin dhuratë të Xhenetës – ja ...
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë KRU “Hidroregjioni Jugo...
Man City assesi të fitojë ndalet me barazim nga Evertoni
Ministri Peci nesër mban konferencën përmbyllëse për media