Sipas Foreign Policy akuzat për krime ndaj Presidentit të Kosovës për dialog nuk i përshtaten Trumpit

13:06 | 27 Qershor 2020
Arbresh.info

Sipas Foreign policy, akuzat për krime lufte me të cilat është ngarkuar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një propozim-aktakuze nga Gjykata Speciale, nuk i përshtaten presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Sipas një shkrimi të botuar dje, FP thotë se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është duke kaluar një javë të mirë.

Vikendin e kaluar, partia e tij shënoi fitore në Serbi. Këtë të shtune ai do të merrte pjesë në Shtëpinë e Bardhë për bisedime të paqes me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, por samiti u anulua ende pa filluar për shkak se Gjykata Speciale u deklarua të mërkurën se Thaçi akuzohet për krime lufte. Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, do ta merrte vendin e tij, por të enjten deklaroi se edhe ai do ta anulojë takimin.

Vëzhguesit nga të dyja anët e Atlantikut duket se janë liruar pas dështimit të Amerikës në drejtimin e bisedimeve, të cilët frikoheshin se ato do të bënin më shumë dëm se sa mirë. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka dashur ta forcojë imazhin e tij në arritjen e një marrëveshje të nxituar mes dy vendeve.

I dërguari i Tumpit për udhëheqjen e dialogut, Richard Grenell, e ka quajtur takimin e së dielës takim historik, por më vonë ai tha se do të fokusohen në çështjet ekonomike, të krijojnë më shumë vende pune, t’i forcojnë lidhjet mes dyja vendeve, ndërsa bisedimet me gjemba për pavarësinë e Kosovës nga Serbia do t’i liheshin Bashkimit Evropian, shkruan Foreign Policy, transmeton KOHA.

“Vuçiqi kurrë nuk ishte i interesuar për zgjidhje. Ai ishte i interesuar të fliste për të, sepse ajo ishte çfarë ai në thelb e ofronte”, tha Florian Bieber profesor i Universitetit në Graz.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë luajtur rol vendimtar në rrëzimin e qeverisë së Kosovës në mars, derisa frustrimi i Grenellit ishte rritur me kokëfortësinë e ish-kryeministrit Albin Kurti, i cili i kishte rezistuar presionit të SHBA-së.

Kosova është përshkruar si vendi më pro-amerikan në tokë, pas bombardimeve të NATO-s në vitin 1999, duke ia mundësuar Kosovës të ndahet nga Serbia e pastaj ta shpallë pavarësinë e saj në vitin 2008. Serbia ka refuzuar ta njoh Kosovën si shtet të pavarur.

Politika e Kosovës është vënë në kaos pas akuzës kundër presidentit i cili ishte një ndër komandantët kryesor të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, një nga shtyllat kryesore të politikës në Kosovë që nga shpallja e pavarësisë. Derisa akuzat ende nuk janë konfirmuar, Gjykata mori një hap të pazakonshëm duke deklaruar të mërkurën për akuzat ndaj Thaçit, për shkak se siç thanë atë, përpjekjeve të Thaçit për ta minuar punën e Zyrës së Prokurorit Special në Kosovë.

Thaçi është mbështetësi kyç i Hotit, i cili ka shërbyer si kryeministër për vetëm tri javë, kështu që largimi i Thaçit mund të çojë në zgjedhje të reja. “Unë dyshoj që Qeveria Hoti do të mund të mbijetojë për një kohë të gjatë në rrethana të tilla”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme