Ish deputetja e Parlamentit Evropian, Doris Pack, ka deklaruar se pret nga Miroslav Lajçak, që të jetë një ndërmjetësues i mirë në procesin e dialogut Kosovë-Serbi.
“E njoh qysh kur ka qenë i angazhuar në Bosnjë, nuk dua të gjykoj se çfarë po bën tani por shpresoj që po e kryen detyrën pa marrë anë dhe se po mundohet të arrij rezultat, e jo të nxisë dikë të heq dorë. Mendoj se është në dorën e tij dhe të atyre që e kanë dërguar aty që nënkupton Komisionit Evropian dhe Këshillit të ministrave”.
“Ata duhet të kujdesen që ndërmjetësi vërtetë të ndërmjetësojë. Kur shikoj pas në kohë ishte kjo ideja e çmendur në tavolinë për të shkëputur një pjesë të Kosovës që bile mbështetej edhe nga disa në BE, nga zonja Mogherini, nuk mund të ndodhë sepse çdo ndërrim kufiri në rajon do të ishte shkatërrues ndaj shpresoj që ndërmjetësuesi do të ndjekë një rrugë të mençur”, ka thënë Pack.
Pack ka folur për një marrëveshje përfundimtare, ku ka dhënë mendimin se a mund të jetë ajo sikur mes Francës dhe Gjermanisë.
“Është e vështirë, është e vështirë dhe nuk jam e sigurt nëse mund të bëhet siç e kemi bërë në mes të Francës dhe Gjermanisë sepse kishim të bëjmë me dy shtete që ishin të vendosura për të bërë diçka të re, për të bërë paqe duke pasur një kohë të gjatë lufte mes vete për asgjë dhe kjo ishte diçka që ishte në mendjen e të gjithë politikanëve në Gjermani dhe në Francë”.
“Ky nuk është rasti këtu sepse kjo është në dorën e Aleksandër Vuçiq si lider, i cili mbështetet nga shumica në shtetin e tij për mosnjohje të Kosovës, prandaj mendoj se kjo është e vështirë për të dhe për ata që presin ndryshim. Nuk mund të krahasojmë gjëra që janë të pakrahasueshme”.
Politikania gjermane ka thënë se ardhja e Albin Kurtit në pushtet në Kosovë ka sjell një frymë të re.
“Ai është i përkushtuar të ndryshojë gjërat dhe shpresoj që ai do të arrijë rezultat sa më shpejtë sepse dialogu besoj do të marrë pak kohë”.
U asfiksuan nga gazi, humbin jetën dy persona në Kamëz
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan