Beograd 3 korrik – Trumpi e Putini kanë rastin ta zgjidhin çështjen e Kosovës në takimin e tyre në Helsinki, shkruan sot e përditshmja e Beogradit, “Blic”. Sipas kësaj gazete dy liderët me siguri do ta diskutojnë dhe do të merren vesh për këtë problem, transmeton Arbresh.info.
Sipas pohimeve të kësaj gazete, e cila thirret në burime të veta diplomatike, ky është plani i kreut shtetëror serb dhe i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Europa nuk ka forcë, as vullnet, as mundësi të detyrojë shqiptarët të bëjnë diçka. Prandaj ideja që për këtë çështje me rëndësi thelbësore për ne të merren vesh Putini dhe Trumpi, ndërsa Europa pastaj ta miratojë si të përfunduar”, citon “Blici” burimin dhe shton se sytë tani janë të kthyer nga takimi i presidentëve rus e amerikan, që është caktuar për datën 16 korrik, në Helsinki.
Sipas “Blicit” Vlladimir Putin e Donald Trump për Kosovën do të kenë një minutë, ose aq kohë sa për të shkëmbyer disa fjali, por edhe aq do të mjaftojnë që gjerat të lëvizin nga pika e vdekjes dhe të ecin pak më shpejt në drejtim të zgjidhjes.
“Trumpi dhe Putini deri në fund të vitit do të marrin vendim për Kosovën. Ky është një rast serioz që të arrihet zgjidhja. Më kot opsionit që ofron BE-ja kur asnjëra palë nuk i pranon”, shkruan kjo gazetë, duke pretenduar burime të saj diplomatike.
Ajo rikujton po ashtu se ambasadori amerikan në Beograd i ka thënë RTS-së se zgjidhja e çështjes së Kosovës do të mund të arrihet madje edhe deri në fund të këtij viti.
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...