Kosova është bërë shkaktare që Singapori, që deri më tash ndante pozitën e parë me Japoninë si shtetet me pasaportat më të fuqishme në botë, të rankohet i dyti .
Singapori i është bashkuar Gjermanisë në vendin e dytë, pasiqë Kosova ka vendosur së fundmi regjimin e vizave për qytetarët e këtij shteti, të cilët më parë nuk kishin nevojë për një vizë për të vizitur Kosovën.
Indeksi i Pasaportave Henley, është një listë e cila rendit paspaportat më të fuqishme në botë, duke i listuar si më të fuqishme pasaportat e shteteve që nuk kane nevojë për vizë për të hyrë në shtete të tjera, ose që marrin viza me të arritur në kufi, transmeton GazetaObserver.
Përderisa në listën e publikuar në shkurt të këtij viti, Singapori dhe Japonia zinin vendin e parë me nga 180 shtete që qytetarët e tyre mund t’i vizitonin pa viza, Gjermani listohej e dyta me vetëm një shtet më pak. Por në listën e publikuar së fundmi, japonezët tashmë kanë të drejtë të hyjnë pa viza në 189 shtete, përserisa singaporianët dhe gjermanët në 188.
Ndërkohë që qytetarët e të trija shteteve tashmë mund të vizitojnë nga 8 shtete më tepër sesa në shkurt, singaporianët kanë humbur të drejtën që të vizitojnë shtetin e Kosovës pa viza.
Shtetet e tjera me pasaportat më të fuqishme në botë dhe numri i vendeve që qytetarët e tyre mund të vizitojnë pa viza janë si në vazhdim:
Franca, Italia, Suedia, Spanja, Korea Jugore – 187
Norvegjia, Mbretëria e Bashkuar, Austria, Luksemburgu, Holanda, Portugalia, SHBA – 186
Danimarka, Belgjika, Zvicra, Irlanda, Kanada – 185
Kosova në fund të listës
Kosova zë vendin e 91-të në mesin e 100 pozitave të shteteve me pasaportat më të fuqishme në botë shkruan visaguide.world. Qytetarët e Kosovës mund të vizitojnë vetëm 44 shtete pa vizë, duke përfshirë shtetet fqinje si Shqipëria, Mali i Zi, Serbia e Maqedonia.
Kurse disa nga vendet ballkanike renditen si më poshtë:
Kroacia dhe Bulgaria renditen në vendin e 16-të, meqë qytetarët e tyre mund të vizitojnë 169 shtete pa pasur nevojë për vizë
Serbia në vendin e 36-të, qytetarët e së cilës mund të vizitojnë 130 shtete pa vizë
Maqedonia zë vendin e 41-të, qytetarët e së cilës kanë mundësi të hyjnë në 125 vende pa vizë
Mali i Zi renditet i 43-ti, pasiqë qytetarët malazez mudn të vizitojnë 123 vende pa vize
Shqipëria në vendin e 48-të, qytetarët e së cilës mund të vizitojnë 114 shtete pa vizë
Pasaportat më të pafuqishme në botë i kanë Iraku dhe Afganistani, qytetarët e së cilave mund të vizitojnë vetëm 30 shtete pa vizë.
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...
Aktrim lidhur me ngjarjet, Gresa përplaset me Vullnetin, Dre...
Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë, Veli...
Drenusha e quan Gjestin përndjekës të femrave
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin
Dymbëdhjetë ushtarë britanikë lëndohen në një aksident trafi...