Nënkryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Alush Sejdiu, ka paralajmëruar se gjatë këtij muaji do të ketë protestë të fuqishme për të drejtat e punëtorëve.
Ai tha se kjo protestë mund të organizohet më 16 ose 20 maj.
“Ne nuk kemi dal në protesta me datën 1 maj sepse nuk kemi përvojë të mirë prej ish-sistemit sepse me forcë na detyronin të dilnim. Por ju garantoj se diku më datën 16 ose 20 maj do të organizohemi dhe besoj se protesta do të jetë e fuqishme”, deklaroi Sejdiu në “Puls” të KTV’së.
Tutje, Sejdiu tha se sipas organizatave ndërkombëtare, papunësia në Kosovë e tejkalon 35%, kurse sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, papunësia është diku në rreth 28%.
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...