Tri sindikata në Kosovë kanë kërkuar takim urgjent me kryeparlamentarin , Glauk Konjufca, Kryeministrin, Ramush Haradinaj dhe Avokatin e popullit, Hilmi Jashari.
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Federata Sindikale e Shëndetësisë (FSSHK) dhe Sindikata e Policisë (SPK) kanë kërkuar qëqë të dërgohet në Kuvend, Projektligji për buxhet për vitin 2020 për të shmangur trazirat sociale, shkruan arbresh.info.
Më poshtë mund të gjeni të plotë njoftimin.
{Në takimin e përbashkët ne mes Sindikatës së Bashkuar te Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Federatës Sindikale te Shëndetësisë (FSSHK) dhe Sindikatës se Policisë (SPK) duke parë rrethanat aktuale në te cilat ndodhemi, paraqesim brengen tonë për përkeqësimin e mirëqenies sociale te anëtarësisë ton6 dhe në kuadër te saj njoftojmë opinionin e gjerë se kërkojmë takim urgjent me Kryeparlamentarin z. Glauk Konjufca, Kryeministrin ne detyre z.Ramush Haradinaj dhe Avokatin e popullit z.Hilmi Jashari.
Te tri sindikatat nga Kryeministri ne detyre kërkojnë qe ta dërgoj ne Parlamentin e Kosovës Projektligjin për buxhet për vitin 2020 me qellim të shmangies së trazirave sociale. Ndërsa nga Kryeparlamentari kërkojmë qe te ndërmarr hapa ligjor parlamentar për aprovimin e buxhetit me kohe. Avokatit të popullit i drejtohemi me kërkesën e thjesht qe te procedoj kërkesat e sindikatave te punëtoreve të sistemit publik, në lidhje me revokimin e vendimit për masën e përkohshme për pezullimin e Ligjit te pagave. E gjithë kjo behet në përpjekje te ruajtjes se qetësisë€ sociale ne Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
FSK dhe FARSH realizuan ushtrimin e përbashkët fushor “ Shpë...
Matt Gaetz tërhiqet nga emërimi për postin e prokurorit të p...
Haradinaj: Me kalimin e kohës Kosova po e rrit jo vetëm prod...
Pasivizimi i adresave në Luginën e Preshevës, MEPJ: Shqiptar...
Plagosja e dy personave në Vranjefc, krejt çka dihet deri më...
Stuhi bore në Francë, anulime fluturimesh e vonesa në aeropo...