Sindikata e Telekomit kërkon nga Gjykata Themelore të vërtetojë pavlefshmërinë e kontratës me Z-Mobile

18:17 | 17 Korrik 2020
Arbresh.info

Federata Sindikale e Pavarur e Postës dhe Telekomit të Kosovës sot ka kërkuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës të vërtetoj sipas tyre se kontrata e Telekomit me Z-Mobile është ligjërisht e pavlefshme.

Më njoftimin e sindikatës thuhet se  pritet të gjykata të vendos masë të përkohshme për të parandaluar dëmet deri në shqyrtimin e lëndës.

“FSP-PTK sot kërkoi nga Gjykata themelore e Prishtinës të vërtetojë se kontrata e Telekomit me Z-Mobile është ligjërisht e pavlefshme. Gjykata pritet gjithashtu të vendosë masë të përkohshme të sigurisë për të parandaluar dëmet deri në shqyrtimin e lëndës.

FSP-PTK do të përfaqësohet në procedurë pro bono nga juristët Getoar Mjeku dhe Blerim Sallahu”, thuhet në njoftim.

Më poshtë mund të gjeni të plotë prononcimin e kryetarit të sindikatës, Lamih Balaj dhe përfaqësuesve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme