Sindikata e Shërbimit Civil të Kosovës, kërkon nga Qeveria pezullimin e punës në institucionet administrative.
Në një komunikatë për media, SShCK-ja ka bërë të ditur se pavarësisht masave të marra nga Qeveria e Kosovës, shërbyesit civilë që janë në kontakt me qytetarët i nënshtrohet një rreziku permanent, andaj kërkon pezullimin e menjëhershme.
“Sado që Qeveria e vendit proklamon se janë marrë masa të nevojshme dhe urgjente për parandalimin e kësaj pandemie, të cilat masa edhe ne i vlerësojmë, Shërbyesit Civilë të Kosovës shprehen të indinjuar se edhe në këtë rast, duke e ditur se të gjithë punëtorët administrativë që janë në kontakt me qytetarët, janë edhe burim potencial i shpërndarjes së virusit, është duke u injoruar një rrezik potencial që në rend të parë i sfidon shërbyesit civilë, familjet e tyre por edhe qytetarët”, ka thënë kjo Sindikatë.
Rashica shënon gol në miqësoren e Shqipërisë U21 ndaj Moldav...
Kurti u takua me Drejtorin e Departamentit Evropian të Fondi...
Tiranë, kongresi studentor: Papunësia dhe emigracioni janë p...
Granit Xhaka me Zvicrën kërkojnë revanshin sonte ndaj Serbis...
Zyrtari i Hamasit: Të gatshëm për një armëpushim në Gaza
Hovenier falënderon stafin e ambasadës për avancimin e partn...