Sindikata e Sektorit Privat në Kosovë ka mbajtur sot konferencë për medie, ku kane folur për gjendjen në të cilën gjendet sektori privat.
Kryetar i Sindikatës së Punëtorëve Privat në Kosovë, Jusuf Azemi është shprehur i shqetësuar, duke thënë se po vazhdon keqpërdorimi i pakos emergjente edhe në raundin e dytë të implementimit të saj dhe se për këtë ai tha se nuk do rrinë duarkryq, raporton arbresh.info.
“Çdo here po sjelli lajme jo te mira, pandemia e ka renduar gjendjen dhe jemi buze katastrofës si sektor privat. Nga janar e deri sot kemi humbur tetë punëtorë në vendin e punës dhe ditëve të fundit ka pasur edhe lëndime të tyre. Po vazhdon keqpërdorimi i pakos emergjente, edhe në rundin e parë është bere keqpërdorimi, ku edhe një here njoftojmë se ne nuk do rrimë duarkryq, ka shumë kompani që kanë larguar punëtorët për shkak se ne kemi kërkuar të drejtën e tyre për paga”, tha Azemi.
Ai po ashtu përmendi edhe protesta për punëtorët shëndetësor siç janë teknikët dhe sigurimi të cilët janë të rrezikuar po ashtu nga Covid19 dhe që nuk janë futur në listën e pagave.
“Do të fillojmë edhe me protesta se nëse ne spital punon një mjek patjeter duhet të jetë një teknik dhe një sigurim sepse edhe ata janë të rrezikuar, edhe ata duhet të jenë në listën e pagave. Po trajtohemi në mënyre jo njerëzore”, tha Azemi.
Në mbështetje të punëtorëve të sektorit privat, ai tha se duhet që më këta punëtor duhet të mos të trajtohen si skllevër, por që paga minimale e tyre të ngritët deri në 350 euro.
“SPSPK do që paga minimale të ngritet në 350 euro, nëse ekziston një sistem i punës atëherë është marre dhe diskriminim, pjesa me e madhe e sektorit privat janë të skllavëruar”, tha Azemi./arbresh.info/
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë