Google ADS

Sindikata e sektorit privat kërcënon me grevë

13:43 | 8 Shtator 2022
A Z

Sindikata e Pavarur e Punëtorëve e Sektorit Privat të Kosovës, kanë kërkuar që kushtëzimi i Qeverisë lidhur me pakon e inflacionit që ka të bëjë me stimulimin e punëtorëve te këtij sektori të hiqet ose të ndryshojë.

Pas takimit që kanë mbajtur me udhëheqësit e shoqatave sindikale, thanë se greva është e pashmangshme nëse ky kusht nuk ndryshon.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur e Punëtorëve e Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, tha se greva është e pashmangshme nëse ky kusht nuk ndryshon.

Kërkesë tjetër e kanë edhe rritjen e pagës minimale, me ç’rast akuzuan kryeministrin për mashtrim.

“Thika na ka ardhë në palcë dhe nuk mund më të durojmë”, ka thënë Azemi duke i kërkuar Qeverisë që t’i shqyrtojë masën.

Edhe sindikatat tjera kërkuan bashkërisht që ky kusht të hiqet. Në të kundërtën paralajmëruan grevë të përgjithshme./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme