Sindikata e Punëtorëve e RTK-së kërkon nga anëtarët e Komisionit Parlamentar për Media që të shpejtojnë procedurat për miratimin e ligjit të RTK-së.
“Po bëhen 3 vjet qëkur ka skaduar forma e financimit të RTK-së siç parashihej në ligj dhe që 3 vjet draft ligji për RTK ka mbetur në Komisionin Parlamentar për Media. Ne jemi të informuar se tashmë draftligji është përfunduar dhe ne si sindikatë jemi pajtuar që forma e financimit siç është paraparë me këtë draftligj është forma më e mirë e mundshme dhe është në përputhje të plotë me standardet evropiane për Transmetuesit Publik. Shumë Transmetues Publik të Bashkimit Evropian financohen në këtë mënyrë. SSepse kjo mënyrë siguron pavarësi më të madhe editoriale dhe është më e qëndrueshme. Ne punëtorët e RTK-së nuk po e kuptojmë pse ky draftligj, tashmë i përfunduar, po mbahet në Komisionin Parlamentar për Media dhe nuk po dërgohet për procedura të mëtutjeshme. Ne e dimë se procedurat për miratimin e një ligji mund të zgjasin me muaj të tërë, prandaj çdo vonesë mund të na lë edhe vitin tjetër pa financim të qëndrueshëm. Të nderuar deputete të Republikës së Kosovës, në RTK tash e 20 vite Transmetuesi Publik përballet me kushte të renda pune, improvizim te studiove, me investime minimale në teknologji, me presione prej më të ndryshmeve, pikërisht për shkak të financimit joadekuat dhe të paqëndrueshëm që e ka deri më tash. Prandaj, si përfaqësues të punëtorëve të RTK-së, të cilët me mund të madh janë duke e mbajtur të fortë Transmetuesin Publik, kërkojmë nga ju që t’i keni parasysh kërkesat tona legjitime”, thuhet në komunikatën e Sindikatës së Punëtorëve të RTK-së
Hamza përuron objektin modern të Qendrës së Kulturës dhe Tea...
Hezbollahu kryen sulmin e parë ndaj Izraelit që nga armëpush...
Lela me vallëzim të nxehtë, Driloni nga larg e shikon
Fenerbahçe e Mourinhos kthehet fuqishëm në garë për titull
Rama: Arkivi i Prishtinës po merr pamje tjetër
Çfarë po planifikojnë Vullneti dhe Arioni për këtë javë?