Sindikata e Punëtorëve e RTK-së kërkon nga Kuvendi i Kosovës nga kjo legjislaturë e re që ndër çështjet primare ta trajtojë edhe zgjidhjen e problemit të RTK-së me miratimin e ligjit të ri, sigurimin e pronës dhe ndërtimin e objektit të ri, miratimin e ligjit të RTK-së dhe zgjidhjen e financimit të përhershëm dhe të pavarur të RTK-së.
Përmes një komunikate për media, kjo sindikatë kërkon nga Kuvendi i Kosovës që buxhetin e miratuar për RTK-në ta shpërndajë në menyrë ligjore dhe në asnjë formë mos ta cungojë atë, shkruan arbresh.info.
Lexoni të plotë kërkesën e sindikatës dërguar Kuvendit:
Sindikata e Punëtorëve e RTK-së
Kryesia e SPERTK-së
Kërkesë: Për Kuvendin e Kosovës
Sindikata e Punëtorëve e RTK-së kërkon nga Kuvendi i Kosovës nga kjo legjislaturë e re që ndër çështjet primare ta trajtojë edhe zgjidhjen e problemit të RTK-së me miratimin e ligjit të ri, sigurimin e pronës dhe ndërtimin e objektit të ri, miratimin e ligjit të RTK-së dhe zgjidhjen e financimit të përhershëm dhe të pavarur të RTK-së.
Të nderuar deputetë ju e dini mirë se në çfarë kushtesh zhvillohet program në objekte e studio të stërvjetruara e të improvizuara që gjendet tani mediumi publik, e të cilat janë të rrezikshme për kolegët tanë të cilët kalojnë mbi 12 orë punë në to.
SPERTK ju ka informuar në vazhdimësi për këto rreziqe që përballen kolegët tanë ku një shi i rrëmbyeshëm mund t’i përfshijë të gjitha studiot e RTK-së dhe rrezikon ndërprejen e programit dhe jetën e kolegëve tanë.
SPERTK ka kërkuar në vazhdimësi nga themeluesi i RTK-së që ta mirtojë ligjin për RTK-në i cili është jetik për vazhdimin e funksionimit të RTK-së.
Të nderuar deputetë të Kuvendit të Kosovës, legjislatura e kaluar e la në gjysmë miratimin e ligjit për shkak të shpërbërjes së Kuvendit, andaj kërkojmë nga ju që në ditët e para ta përfundoni këtë çështje sepse funksionimi i RTK-së në këto kushte do të jetë i pamundur.
SPERTK kërkon nga Kuvendi i Kosovës që buxhetin e mirtuar për RTK-në ta shpërndajë në menyrë ligjore dhe në asnjë formë mos ta cungojë atë, ndryshe RTK mund të futet në probleme të pariparueshme.
Sinqerisht,
Kryesia e SPERTK-së
Prishtinë,05.09.2017
/arbresh.info/
Evertoni i ndali me barazim tre gjigantët e Premier Leagues ...
39 vjet burgim dhe 260 mijë euro gjobë për 9 të akuzuarit në...
Dëmtohet kablloja elektrike nënujore që lidh Finlandën dhe E...
Pritjet në piken kufitare te Dheu i Bardhë mbi gjysmë ore
Presidenti i FFK-së takohet me kryetarin e Gjilanit, diskuto...
Kurti e Vitia nesër marrin pjesë në ceremoninë e vënies së g...