Sindikata e Policisë shpreh ngushëllime për vdekjen e zyrtares policore, Lumnije Dervodeli Borovci

10:26 | 15 Maj 2024
K.B

Sindikata e Policisë së Kosovës ka shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së zyrtares policore Lumnije Dervodeli Borovci.

Në telegramin e tyre ngushëllues thuhet se, Policia e Kosovës duhet urgjent të ndërmarr hapa konkret në drejtim të përmirësimit të kushteve të punës, mirëqenies dhe gjendjes shëndetësore të pjesëtareve të PK-së.

“SPK do të jetë në dispozicion të familjes së të ndjerës për të ofruar gjithçka që është në fuqinë tonë me shpresën që në të ardhëm raste të tilla asnjëherë të mos na përsëriten”, thuhet në telegramin ngushëllues./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Gjendet pa shenja jete një police në Gjilan

Të ngjashme