Sindikata e Policisë së Kosovës dorëzon peticion në Kuvend

15:29 | 18 Korrik 2023
Arbresh

Sindikata e Policisë së Kosovës ka njoftuar se ka dorëzuar peticion në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Peticioni i dorëzuar lidhet me pakënaqësitë e tyre me ligjin e pagave, sigurimin shëndetësorë dhe jetësor, ligjin e pensionimit, shtesat për punë specifike dhe rrezikshmëri si dhe për kushtet e punës, bën të ditur njoftimi, shkruan Arbresh.info.

Peticionin e ka pranuar kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, Duda Balje. /Arbresh.info.

 

Të ngjashme