Sot me datë 26.05.2023 , Policia e Kosovës, gjatë zbatimit të autorizimeve ligjore dhe kushtetuese, në veri të vendit janë sulmuar me mjete të ndryshme të rrezikshme nga grupe kriminale të organizuara me që rast kanë pësuar lëndime pesë zyrtarë policorë si dhe janë shkaktuar dëme materiale në automjetet e tyre.
Në njoftim thuhet se Sindikata e Policies së Kosovës është e brengosur për shëndetin dhe jetën e zyrtarëve policorë të cilët pësuan lëndime e të cilëve ju dëshiron shërim të shpejtë.
“Sindikata e Policisë së Kosovës është duke i përcjellur me vëmendje të gjitha zhvillimet e fundit duke qenë e brengosur për shëndetin dhe rrezikshmërinë e tyre që kanë gjatë kryerjes së detyrave zyrtare”, thuhet në komunikatën për media.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në garantimin e rendit kushtetues, krijimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët, duke ju përmbajtur me dinjitet vizionit, misionit dhe vlerave të këtij profesioni fisnik.
Përherë mirënjohës zyrtarëve policor./Arbresh.info/
Liverpooli e bën prioritet transferimin e yllit të Brightoni...
Luginasit ankohen për gjoba në kufirin e Kosovës, kryetari i...
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin ...
Zarf i bardhë: Banorët fitojnë 100% të buxhetit gjatë sfidës...
ARC organizoi trajnim dy ditor për zyrtarët e gjendjes civil...
Protesta në të gjithë vendin për djegien e pemës së Krishtli...