Sindikata e Policisë së Kosovës dënon ashpër sulmin ndaj zyrtarëve policor i cili ka ndodhur natën e mbrëmshe në veri të vendit, teksa po zhvillohej një aksion kundër kontrabandës.
Kështu bëhet e ditur përmes një komunikate për media, raporton Indeksonline.
“Nga organet e drejtësisë kërkojmë që të veprojnë sipas ligjit ndaj kryesëve të këtyre veprave penale. Veprimi sipas ligjit nga Prokuroria dhe Gjykata do të ndikonte në parandalimin e sulmëve ndaj zyrtarëve policorë dhe veprave tjera penale”, thuhet aty.
Njoftimi i plotë:
Sindikata e Policisë së Kosovës dënon ashpër sulmin ndaj zyrtarëve policor i cili ka ndodhur natën mbrëmshe të datës 16.07.2022. në veri të vendit.
Pesë zyrtar policorë kanë pësuar lëndime gjatë kryerjes së detyrave zyrtare duke vepruar në ndjekjen e krimit të organizuar dhe kontrabandës.
Duke mos zbatuar urdhërat e zyrtarëve policorë për tu ndalur, një kamion ka goditur veturën e policisë me që rast pesë zyrtar policorë kanë pësuar lëndime si dhe janë shkaktuar dëme materiale.
Zyrtarëve policorë u dëshirojmë shërim të shpejtë, kurse nga organet e drejtësisë kërkojmë që të veprojnë sipas ligjit ndaj kryesëve të këtyre veprave penale. Veprimi sipas ligjit nga Prokuroria dhe Gjykata do të ndikonte në parandalimin e sulmëve ndaj zyrtarëve policorë dhe veprave tjera penale.
Policia e Kosovës janë krenaria e të gjithë neve prandaj ju jemi mirënjohës për punën, sakrificën, guximin dhe profesinalizmin që po e tregojnë për çdo ditë në përmbushjen e misionit të tyre! /arbresh.info/.
Përmes veturës intelegjente policia identifikon 30 vetura të...
Djali i Donald Trump poston një foto të babait të tij ‘duke ...
Gresa e imiton Rovenën
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor
Gucati: U njoftova nga Specialja se e kam përfunduar dënimin...
Anija ruse Ursa Major fundoset në Detin Mesdhe