Sindikata e Policisë së Kosovës, ka reaguar ndaj suspendimit të dy zyrtarëve policorë lidhur me arrestimin e kameramanit Albion Selitaj.
Në një komunikatë për medie thuhet se arrestimi i tij është bërë pasi nuk zbatuar urdhërat e zyrtarëve policor për të liruar ambientin ku vepronin, përcjell arbresh.info.
Sindikata e PK-së ka kërkuar nga organet hetimore të mosndikohen nga askush.
Komunikata e plotë.
Policia e Kosovës gjithmonë vepron konform udhëzimeve ligjore duke mbrojtur dhe siguruar ambientë të qetë e të sigurt për të gjithë.
Sot me datë 03.02.2022, Policia e Kosovës e Rajonit të Prizrenit gjatë realizimit të një plani operativ, në asistencë të AKP-së, kanë arrestuar një person i cili nuk ka zbatuar urdhërat e zyrtarëve policor për të liruar ambientin ku vepronin.
Pas këtyre veprimeve ligjore, duke qenë në zbatim të urdhërave operativ, padrejtësisht suspendohen dy zyrtarë policor dhe inicohet procedurë disiplinore ndaj pesë zyrtarëve tjerë.
Me këtë rast, Sindikata e Policisë së Kosovës, kërkon nga të gjitha organet e hetimeve që të mos ndikohen nga askush dhe as nga mediat për të ulur kredibilitetin e Policisë së Kosovës.
Policia e Kosovës është institucioni i vetëm që bënë sigurinë e të gjithëve dhe nëse vazhdohet kështu atëherë nuk na mbetet tjetër vetëm të protestojmë kundër padrejtësive që po na bëhen!
Sindikata e Policisë së Kosovës do qëndroj në mbrojtje të të gjithë pjesëtarëve të policisë edhe juridikisht duke monitoruar çdo hetim ndaj tyre!./arbresh.info/
Lexo edhe
Suspendohen dy zyrtarë policorë për arrestimin e kameramanit
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...