Sindikata e MKRS-së proteston në heshtje kundër dhunës në institucione

13:43 | 14 Nëntor 2024
E.G

Sindikata e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka protestuar në heshtje kundër dhunës në institucione, si reagim ndaj ‘sulmit fizik’ të kryer nga zëvendësues-sekretarit të kësaj ministrie, Xheladin Krasniqi, ndaj zyrtarit të MKRS-së, Miftar Latifi.

Protestuesit para objektit të MKRS-së kanw mbajtur maska në fytyrë dhe pankarta në duar me mbishkrimet “Sot e mbaj maskën sepse punoj në ambient toksik. E as nuk kam liri për tu shprehur lirshëm”, “S’muj me fol se të gjuhen në qafë mandej”.

Në lidhje më këtë rast është potencuar edhe ministri, Hajrulla Çeku, i cili ka thënë se janë duke marr informata në lidhje me këtë rast dhe se sipas tij dhuna është e papranueshme.

Sipas tij, të gjitha faktet janë duke vlerësuar sepse duan që të sigurohen që nuk do ta diskriminojnë askënd.

“Edhe policia është duke u marr me rastin, po e presim edhe raportin e policisë, po ndërmarrim edhe veprimet tona. Në momentin që i kemi të gjitha faktet do të ndërmarrim veprimet e nevojshme sipas ligjit dhe procedurës. Dhuna ose çfarë do veprimi që eskalon në ballafaqim fizik janë të papranueshme, të dënueshme dhe këtë parim do ta mbrojmë deri në fund në këtë rast”, ka theksuar Çeku./RTK

Të ngjashme