Pas aksionit të kësaj së marte të prokurorisë dhe policisë të ndërmarrë në Ministrinë e Bujqësisë ku u arrestuan 12 persona, janë Shoqata e Mullisëve dhe Sindikata e Bujqve që kërkojnë hetimin e dhënies së të gjitha subvencioneve që janë dhënë për bujqit.
Tahir Tahiri, Kryetar i Federatës Sindikale të Bujqve të Kosovës, është shprehur se subvencionet duhet të rishikohen dhe të hetohen prej periudhës kur kanë nisur të jepen.
Madje ai ka kërkuar edhe hetimin e të gjithë ministrave që e kanë drejtuar këtë dikaster.
“Subvencionimi ka filluar nga 2010-ta. Ne kemi kërkuar qysh moti që të hetohen subvencionet e dhëna dhe tash kërkojmë që të hetohen edhe ministrat që e kanë drejtuar Ministrinë e Bujqësisë, sepse asgjë s’ka mundur të bëhet pa qenë ata në dijeni”, është shprehur Tahiri.
“Tash duhet rishikuar të gjitha subvencionet që janë dhënë nga viti 2010, për të parë nëse kanë shkuar në bujqësi, apo ku kanë shkuar. Prej 2010 duhet të rishikohen sepse edhe atëherë pasur parregullsi”.
Edhe Muhamet Farizi, Drejtor Ekzekutiv në Shoqatën e Mullisëve të Kosovës, ka kërkon që dhënia e subvencioneve në bujqësi, konkretisht në sektorin e drithërave të rishikohet po ashtu prej periudhës së nisjes së dhënies së tyre.
“Derisa kemi besim në prokurorinë dhe policinë, tash e tutje kemi shpresa sepse konsiderojmë se do të ketë tjetër frymë politike. Periudha duhet të merret nga fillimi i subvencionimit që ka filluar para pesë vjetësh. Çdo gjë duhet të rishikohet dhe çdo keqpërdorim të dalë në sipërfaqe”, është shprehur Farizi.
“Shumë gjëra janë zbuluar mirëpo fuqia politike nuk ka qenë sepse kanë qenë të implikuar ‘Peshqit e mëdhenj”, është shprehur ai.
Farizi ka thënë se në katër vitet e fundit ka qenë edhe vet pjesë e përgatitjes së subvencioneve në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, ku ka qenë i thirrur për mbulimin e sektorit të drithërave.
“Gjithnjë kemi punuar në këtë lëmi. Lajmi ka dalë më vonesë ndoshta mirëpo policia dhe prokuroria e kanë kryer procesin e vet, kanë zbuluar gjërat. Janë organe shtetërore që nuk duhet t’u përzihemi, që nuk duhet të ndikuar nga politika. Për t’u kryer kjo procedurë i takon ATK-së e cila duhet t’i përcjellë prej burimit të mjeteve, dedikimit dhe argumentet përkatëse të krijuara përmes dokumenteve për mjetet që janë shpërndarë dhe a kanë shkuar në mënyrë adekuate a jo”.
“Besimi në polici dhe prokurori duhet të ekzistojë”./klankosova/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...