Ahmet Pllana nga Sindikata e Arsimit Dega e Prishtinës ka thënë se kanë disa kërkesa nga institucioneve arsimore para se të nisë procesi mësimor.
“Kemi pas takime me të gjithë kryetarët e shoqatave sindikale të Komunës së Prishtinës ku kemi mbajtur mbledhje dhe kemi pasë disa kërkesa dhe janë shumë të logjikshme; mësuesit nuk duhet ta bëjnë matjen e temperaturës se nxënësve, këtë duhet ta bëjnë mjekë”.
“Brengë e jona është bartja e maskave të cilat duhet të sigurohen edhe për mësimdhënësit edhe për nxënësit. Tjetër brengë është, në kryeqytet numri i nxënësve është shumë i madh. Janë 2200 nxënës në shkollën “Dardania”. Aty ku numri është mbi 500 nxënës duhet të jetë mjeku në shkollë tërë kohën. Mjeku duhet të qëndrojë nëse ka ndonjë problem”, ka thënë Pllana për Klan Kosovën.
“Në shkollat me numër të madh nxënësish duhet të sigurohen kabinat dezinfektuese”.
Pllana ka thënë se kanë kërkuar që rreth 300 mësimdhënës që nuk janë në gjendje aq të mirë shëndetësore të lirohen nga procesi i mësimdhënies.
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...