Sindikata Profesionale e Telekomit të Kosovës i bën thirrje Qeverisë së Kosovës, respektivisht Ministrisë së linjës, asaj të Zhvillimit Ekonomik, ministrit Kuçi dhe kryeministrit Hoti, që në mënyrë përfundimtare të bëjnë një zgjidhje të përhershme me Z Mobile rreth bllokimit të llogarive në dëm të Telekomit të Kosovës.
Sindikata Profesionale e Telekomit të Kosovës kërkon nga Qeveria e Kosovës që urgjentisht të zhbllokojë llogaritë e Telekomit deri të premtën, në të kundërtën do të organizojë protesta për të kundërshtuar qasjen e Qeverisë ndaj kompanisë sonë, megjithë premtimet se do t’i dalë në ndihmë ndërmarrjes sonë.
Sindikata Profesionale e Telekomit të Kosovës është tejet e shqetësuar që për të satën herë po vije deri te bllokimi i xhirollogarive të Telekomit të Kosovës, në pamundësi që Qeveria e Kosoës, si Aksionar të ndërhyjë për të mos u përsëritur ky problem, me të cilën vetë kryeministri Hoti është zotuar se do të merret personalisht. Sindikata Profesionale e Telekomit të Kosovës e përkrah çdo vendim që vjen nga Aksionari dhe Bordi që është në të mirë të të drejtave të punëtorëve dhe të ecurisë strategjike të kompanisë.
Kjo Sindikatë i kërkon për herë të fundit Qeverisë që të merret më seriozisht me Telekomin e Kosovës duke zgjidhur çështjen me Z Mobile dhe duke e ndihmuar Telekomin e Kosovës për të ruajtur stabilitetin financiar dhe mirëqenien ekonomike të mijëra punëtorëve.
Ky reagim është lëshuar nga kryetari i kësaj sindikate, Muhamet Xhemajli.
Akanji flet për çështjen e titullit kampion: Tani nuk është ...
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...
Jashari, lojtari më i mirë i gjysmësezonit tek skuadra e tij
Për herë të gjashtë radhazi, Drenasi shpallet kampion në Gra...