Sinani: Vetëm 1/3 e policisë serbe në Luginën e Preshevës janë shqiptarë etnik

10:25 | 10 Tetor 2023
E.H

Ardita Sinani, këshilltarja e kryeministrit, Albin Kurti akuzon Serbinë për diskriminimin e shqiptarëve edhe në policinë multietnike.

Me anë të një postimi në platformën X, Sinani tha se në Luginën e Preshevës vetëm një e treta e policisë multietnike janë shqiptarë, ndërsa pjesa më e madhe e popullsisë janë shqiptarë etnikë, shkruan Arbresh.info.

“Serbia shpesh ankohet se Policia e Kosovës nuk ka mjaftueshëm oficerë serbë në veri. Por, vetëm 1/3 e policisë serbe në Luginën e Preshevës janë shqiptarë etnikë, pavarësisht se janë një shumicë dërrmuese e popullsisë , dhe kurrë nuk kanë dhënë dorëheqje kolektive”, ka shkruar Sinani.

Ndryshe, sipas marrëveshjes së vitit 2001, për demobilizimin e ish-Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB), policia multientike duhet të formohet në proporcion me popullsinë në komunat Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.

Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë në Serbi, shqiptarët janë shumicë në Preshevë me rreth 95 për qind të popullsisë dhe në Bujanoc mbi rreth 65 për qind, ndërsa në Medevgjë rreth 32 për qind./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme