Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka thënë se sot është ndaluar sërish nga zyrtarët kufitarë të Serbisë, derisa ishte duke e kaluar pikën kufitare në Tabanos.
Me anë të një postimi në Facebook, ajo kërkoi nga bashkësia ndërkombëtare të reagojë për veprime të tilla të shtetit serb, që sipas saj, po bëhen ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës, të cilët i konsideron si shkelje e drejtave të njeriut.
“Sot kalova kufirin e Tabanosit, kur përveç ndaljes së zakonshme ka ndodhur diçka që nuk është përsëritur më parë, makina zyrtare e Komunës së Preshevës u kontrollua në detaje deri në atë pikë sa edhe ulëset e makinës janë kontrolluar në imtësi, dhe pavarësisht reagimit tim ndalesa ka vazhduar ndalesa ka vazhduar pa ndonjë arsyetim të qartë dhe ky incident është dëshmi e qartë se edhe pas kaq shumë ankesave dhe kërkesave për përgjigje nga institucionet relevante, përfshirë edhe reagimin e faktorit ndërkombëtar situata po mbetet po aq shqetësuese, fatkeqësisht ata ende nuk po reagojnë”, ka thënë Sinani.
Sinani ka theksuar se kjo nuk është hera e parë vetëm se ishte qytetare e Preshevës.
“Po ndodh si kryetare e komunë së Preshevës e zgjedhur me vyullnetin e qytetarëve të ndalojnë në këtë mënyrë me makinën zyrtare është shpërfaqje e qartë e Serbisë së vërtetë, Serbisë që vazhdon të shkelë të drejtat elementare të njeriut, lirisë së shprehjes dhe veprimit. Sjelljet e tilla ndaj një zyrtare ashqiptare nuk janë asgjë më pak se trajtimi që po i bëhet dikujt qoftë edhe ndonjë krimineli”, u shpreh ajo./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...