Google ADS

Sinani: Rreshtimi i Serbisë me Evropën të vlerësohet edhe me të drejtat e minoriteteve

14:40 | 9 Maj 2023
A. B.

Ministrat e Qeverisë së Serbisë po mbajnë manifestime të përbashkëta me zyrtarë lokalë rusë, në Ditën e Evropës.

Kështu ka thënë këshilltarja politike e kryeministrit të Kosovës, për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, Ardita Sinani.

Ajo thotë se Serbia sërish shtyp të drejtat ndaj Luginës së Preshevës dhe shqiptarëve atje, ndaj kërkon që rreshtimi i Beogradit zyrtar me Evropën të vlerësohet edhe me demokracinë e brendshme.

Postimi i saj i plotë:

”Rreshtimi i Serbisë me Evropën të vlerësohet edhe me demokracinë e brendshme dhe të drejtat e minoriteteve

Në Serbinë e sotme, Dita e Evropës, 9 maji, ka veçantinë e saj jo vetëm me pjesëmarrjen e sotme të ministrave të Qeverisë së Serbisë në manifestime të përbashkëta me zyrtarët lokal rus, ku jehon parulla: “Rroftë Putini!”.

Serbia po rrëshqet drejt institucionalizimit të gjuhës së urrejtjes ndaj pakicave, revizionizmit historik dhe mohimit të krimeve të luftës.

Siç u dëshmua së fundi, çdo ditë e më shumë po ulet mbështetja për Bashkimin Evropian në Serbi.

Perëndimi nuk duhet të gabojë për të pranuar vende të reja që nuk janë demokratike.

BE-së nuk i duhet një kali të trojes rus brenda saj.

Dita e Evropës në Serbinë e sotme karakterizohet me mungesën e demokracisë dhe respektimit të të drejtave të minoriteteve, sipas vlerave evropiane.

BE-së nuk i duhet një Serbi që shkel të drejtat e pakicave.

E këtu veçohet shtypja e diskriminimi shtetëror ndaj Luginës së Preshevës dhe shqiptarëve në Serbi.

Pa përmirësimin e të drejtave nuk mund të ketë normalizim të marëdhënjeve Kosovë-Serbi.

Pa përmirësime në këto drejtime, Serbia vetëm ambicien deklarative zyrtare mund ta ketë evropiane.

Urime Dita e Evropës!” /Arbresh.info/

Të ngjashme