Kryetarja aktuale e Preshevës, Ardita Sinani, me anë të një postimi në Facebook ka konfirmuar se nesër është thirrur seancë e jashtëzakonshme për shkarkimin e saj, po ajo nuk do të jetë prezentë, pasiqë do të jetë në takim me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, raporton arbreshi.info.
Sinani ka kërkuar që të shtyhet seanca për një kohë të përshtatshme, meqë është e pamundur të jetë e pranishme fizikisht në ora 10.00 në Preshevë.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar qytetarë,
Siç e dini, kryetari i Kuvendit të Preshevës, z.Sami Salihu, në bazë të kërkesës së këshilltarëve të opozitës, ka ftuar për nesër, ditën e hënë, me fillim në ora 10:00, seancë të jashtëzakonshme, me pikë të vetme të rendit të ditës: Shqyrtimi i propozimit për shkarkim të Kryetares së Komunës së Preshevës.
Duke qenë se si përfaqësues politikë nga Lugina e Preshevës jemi të ftuar nesër në takim në Prishtinë, në ora 8.00, nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti, ku kam konfirmuar pjesëmarrjen time, njoftoj opinionin publik se së bashku me z.Munir Rexhepi, Shef i Grupit të Këshilltarëve të Partisë për Veprim Demokratik në Kuvendin Komunal të Preshevës, kemi kërkuar sot nga kryetari i Kuvendit Komunal z.Sami Salihu, që ta shtyjë seancën për një kohë më të përshtatshme, meqë është e pamundur të jem e pranishme fizikisht në ora 10.00 në Preshevë.
Besoj në mirëkuptimin e kryetarit të Kuvendit, z.Sami Salihu, por edhe në përkrahjen e Këshilltarëve të tjerë Komunalë, për ta mundësuar praninë time në seancën ku është inicuar shqyrtim-propozimi për shkarkimin tim. / arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...