Begzad Sinani e Emin Krasniqin kishin synuar të jenë kandidat për Kryetar të Kamenicës.
Por, partia e tyre, PDK, e ka nominuar një zyrtar tjetër për Shef të Komunës. Në këtë mënyrë, Sinani ka thënë se nuk është as i njoftuar për këtë veprim të PDK’së. Ndërsa, Emin Krasniqi ka thënë se do të flasë më vonë për këtë zhvillim në komunën e tij.
Emin Krasniqi e Begzad Sinani kanë mbetur vetëm kandidat në tentativë për kryetar të Komunës së Kamenicës.
Kjo për shkak se PDK e ka përzgjedhur kandidatin e tretë për të garuar në zgjedhjet lokale për Shef të Kamenicës.
Kujtim Gashi është zyrtarizuar për të garuar në qytetin në të cilin prej pasluftës herë e ka udhëhequr LDK e herë PDK.
Në mandatin e fundit e ka udhëhequr Begzad Sinani, i cili as që është njoftuar për kandidatin e PDK’së për Kryetar të Komunës.
“Nuk kam këso informacioni që është kandiduar Gashi. Por unë e di se çdo anëtar i PDK’së, dega në Kamenicë, ka përgatitje për ta udhëhequr komunën. Këso informacioni nuk kam. Nuk e di se çfarë ka bërë qendra, unë kam pritë që do të jem sërish kandidat”, ka thënë Sinani, për Express, të dielën.
Tutje kreu i tanishëm i Kamenicës, thotë se sot në orët e mbrëmjes do të ketë një takim me strukturat e PDK’së në Kamenicë, për të marrë më shumë detaje rreth kandidimit të Gashit.
“..Në ora 19:00 sot e kemi një takim të kryesisë së degës dhe aty do sqarohemi se çfarë më tutje”.
Ndërkohë Begzad Sinani, si kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës kishte fituar dy mandate për të qenë kryetar i komunës së Kamenicës.
Ndërkaq, Emin Krasniqi, për të cilin është përfol se do jetë kandidat për garën e të parit për Kamenicë, ka thënë se më vonë do të deklarohet rreth zhvillimeve të fundit në komunën e tij.
Në garën për Kryetar të Kamenicës nga LDK kandidon Shaip Surdulli, i cili, po ashtu, ka qenë Kryetar i kësaj komune, para Begzad Sinanit. Ardian Selishta, ndërkaq, është kandidat i Vetëvendosjes për Kamenicë.
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë