Dokumentet e siguruara nga Radio Televisioni i Kosovës të ish-presidentit të gjyqtarëve të EULEX-it, Malcom Simons, dëshmojnë se ky mision ka montuar procese kundër krerëve të UÇK-së. Avokatët mbrojtës të rastit “Drenica 2” thonë se dëshmitë e publikuara duhet të trajtohen më me seriozitet.
RTK ka arritur të sigurojë një dokument ku ish presidenti i gjyqtarëve të EULEX- it , Malcom Simons akuzon misionin për procese të montuar ndaj krerëve të UÇK-së.
Në dokumentin që është siguruar brenda misionit shkruan se:
“EULEX-i është duke i ndjekur ish komandantët UÇK-së, BE-ja po punon shumë që të impresionojë Serbinë dhe të mbajë gjallë dialogun Prishtinë-Beograd. Shumica e rasteve ku janë duke u akuzuar krerët e UÇK-së janë duke u trajtuar keq”.
Artan Qerkini avokates mbrojtës në rastin Drenicë II, thotë se dëshmitë e publikua më parë por edhe këto duhet të trajtohen më me seriozitet.
“Në asnjë mënyrë pretendimet e Simons nuk guxojnë të kalojnë në heshtje sepse janë pretendime serioze vijnë nga njëri shumë kredibil këto pretendime duhet të trajtohen me seriozitet”
Qerkini ka thënë se duke u bazuar në provat e Simons të publikuara më parë, kanë bërë ankesë në gjykatën kushtetuese që rasti të kthehet në rigjykim.
“Ne duke u mbështetur ne provat materiale te cilat i ka siguruar kemi bërë kërkesë të përsëritjes në rastin Drenica II. Këto deklarata të Simons vetëm sa e fuqizojnë pretendimet tona se gjykimi në rastin Drenica II duhet të përsëritet sepse i njëjti nuk është i mbështetur në prova fakte dhe ligj por me shumë është zhvilluar për apetite politike”
Ndryshe, në dokumente e siguruara nga RTK më parë, dëshmojnë se Malcolm Simmons edhe sot është i gatshëm të raportojë për krejt gjetjet e tij për keqpërdorime të misionit.
Kurti viziton sot DOKU.TECH
Franca me ndihmë për Libanin në vlerë prej 100 milionë euros...
Sot mbahet seanca për fjalën përfundimtare ndaj Bedri Krasni...
Kosova ngritet për tri pozicione në ranglistën e FIFA-s
Punëtorët e KEK-ut kërcënojnë: Nëse nuk plotësohen kërkesat ...
Mbrojtësi i viktimave kërkon ta marrë në pyetje Ibishin: Ka ...