Ish-kryetari i gjykatësve të EULEX-it, Malcolm Simmons ka thënë se nuk ka marrë asnjë përgjigje nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me letrën që ia ka dërguar atij para disa javësh, e në të cilën ka listuar një sërë skandalesh që sipas tij e kanë karakterizuar misionin evropian për sundimin e ligjit në Kosovë.
Simmons ka shkruar në Twitter se Kurti e ka pranuar letrën e tij që disa javë, por nuk i ka kthyer asnjë përgjigje.
“Z. Kurti e ka pranuar letrën dhe deklaratën time para disa javësh. Ka pasur shumë komente nga mediat në Kosovë, por asnjë fjalë nga Z. Kurti. Koha do ta tregojë”, ka shkruar Simmons.
Këto komente Simmons i ka bërë teksa i ka replikuar dikujt që thoshte se Kurti ka detyrë të vështirë për ta ndryshuar sistemin, që sipas saj, ka kultivuar gjykatës që i shërbejnë – siç thotë Kurti – regjimit të vjetër.
Simmons para disa javësh ia ka dërguar kryeministrit Kurti një letër, ku paraqet një pjesë të dëshmisë së tij mbi skandalet që thotë se e kanë karakterizuar misionin e Bashkimit Evropian në Kosovë.
Mbi këtë bazë, ish-kryetari i gjykatësve të EULEX-it ka kërkuar që të raportojë edhe në Kuvendin e Kosovës për të gjitha dëshmitë e përshkruara.
Përveç që aludon në ndikime politike, bashkëpunim të EULEX-it me Prokurorinë në Beograd, Simmons shpreh dilema edhe për punën e Gjykatës Speciale.
Sa ishte në opozitë, Kurti ishte kundërshtari më i madh i EULEX-it në Kosovë. Ai e cilësonte këtë mision si sundimtar.
“Në njërën anë EULEX-i është dashur t’i arrestoj politikanët kosovarë që kanë vjedhë e zhvatë që nga paslufta. EULEX-i është dashur t’i arrestoj strukturat paralele të Serbisë që operojnë në veri”, shprehej Kurti.
Si lider i Lëvizjes Vetëvendosje, Kurti theksonte se misioni evropian vepronte në përputhje me interesat e Serbisë dhe kësisoj Serbia ishte afruar më shumë me BE-në sesa Kosova.
“EULEX-i ka mbajtur Kosovën jashtë Bashkimit Europian ndërsa ka afruar Serbinë në BE”, deklaronte Kurti.
VV-ja të dielën mban tubimin festiv të fundvitit
Përleshje në Aeroportin “Adem Jashari”, arrestoh...
Sulm me mjet të mprehtë në Klinë, arrestohet i dyshuari
Policia shqiptoi 1 mijë e 445 gjoba brenda 24 orëve
Kosova çdo ditë importon rreth 4 milionë euro rrymë
Britani/ Paralajmërohen anulime dhe vonesa në fluturime, shk...