Kryetari i Listës Serbe, Slavko Simiq mohoi pretendimet e deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj se disa deputetë serbë nuk janë kundër formimit të ushtrisë së Kosovës.
Simiq për Radio Televizionin e Vojvodinës tha se të gjithë deputetët e kësaj Liste kanë rënë dakord që të mos i japin mbështetje as ligjit për krijimin e forcave të armatosura të Kosovës, dhe as ndryshimeve kushtetuese, transmeton Klan Kosova.
Ndryshe, ditë më parë kryetari i Komisionit për Punë të Brendshme, Daut Haradinaj, tha se është tejet e rëndësishme deklarata e ambasadorit amerikan në Kosovë, Greg Delawie se Ushtria e Kosovës do të bëhet brenda këtij viti.
Haradinaj po ashtu tha se ka deputetë të Listës serbe që nuk janë kundër formimit të Ushtrisë së Kosovës, pasi është edhe në të mirën e tyre.
Kryetari i Komisionit kishte thënë se janë 72 pjesëtarë serbë (oficer, nënoficer) që janë pjesë e FSK-së. Kjo sipas tij, nënkupton që ushtria do të jetë edhe për mbrojtjen dhe sigurinë e tyre.
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...