Simiq: Shumë shpejt do të arrijmë në Kuvend

18:26 | 9 Shtator 2017
Arbresh.info

Slavko Simiq nga Lista Serbe ka konfirmuar se është çështje minutash arritja e tyre në Kuvend.

Simiq ua ka konfirmuar gazetarëve të RTK2 se ata shumë shpejt do të jenë në objektin e Kuvendit për të votuar për qeverinë Haradinaj.

Kuvendi aktualisht është në pauzë, pas një mocioni të kërkuar nga VV dhe LDK.

Fatmir Sheholli, ka konfirmuar se deputetët e Listës Serbe tashmë kanë hyrë në territorin e Kosovës dhe deri në orën 18:30 do të vijnë në Kuvend.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme