Simiq: Në Kuvend do të jemi opozitë e fuqishme

13:44 | 28 Mars 2018
Arbresh.info

Igor Simiq, deputet nga Lista Serbe, tha se kanë bërë gabim që para pesë vjetëve nuk kanë formuar asociacionin, pasi ai, sipas tij, është për të mirën e serbëve të Kosovës.

Ai tha se nga presidenti Vuçiq kanë marrë mbështetje se Serbia nuk do shikojë nëse ndodh diçka ashtu sikurse ndodhi me rastin e arrestimit të Gjuriqit.

“Në emër të deputetëve të Listës Serbe ju përshëndes dhe ju porosis se në Kuvend do të jemi opozitë e fuqishme ndaj të gjitha propozimeve të qeverisë, pasi ajo aktualisht nuk punon në interes të serbëve të Kosovës”, tha ai./ZËRI

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme