“Lista Srpska është projekt shtetëror me idenë që të gjithë bashkërisht, pa paragjykime politike e partiake, të veprojmë bashkërisht “, thotë kryetari i kësaj liste Slavko Simiq, duke shtuar se përfaqësuesve të cilët të pavarur dalin në zgjedhje u është ofruar pjesëmarrja në listë porse ata nuk kanë pranuar.
Duke folur për tërheqjen e disa kandidatëve për mandatet e deputetëve, Simiq ka thënë se tërheqja është rezultat i takimeve të anëtarëve të Listës Srpska me kreun shtetëror të Serbisë.
“Shteti ka qëndruar pas Listës srpska dhe ai e ka bërë qartë me dije se duhet të dalim bashkë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Jam i sigurt se pas kësaj ftese, disa kandidatë që janë në ato lista e kanë kuptuar se kemi listë unike dhe se duhet të dalim unikë në zgjedhje, ka thënë për rtv Simiq, duke mohuar në këtë rast të ketë pasur kërcënime kundër kandidatëve nga lista tjera zgjedhore serbe.
Duke komentuar deklaratën e liderit të Partisë së serbëve kosovarë Aleksandar Jablanoviq se “Lista srpska është projekt i dështuar dhe i tejkaluar”, Simiq thekson se pikërisht këto deklarata flasin për Jablanoviqin, i cili, siç tha ai, deri më dje kishte luftuar të ishte në ballë të po kësaj liste.
“Ai është projekt i dështuar. Ai ka qenë në krye të shumë funksioneve dhe të gjitha ato kanë dështuar për shkak të hapave dhe vendimeve të tij” ka përfunduar , Simiq./Arbresh.info/
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...