Asnjë politikan nga Beogradi nuk u ka bërë presion deputetëve serbë të Kosovës lidhur me çështjen demarkacionit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi. Kështu kanë konfirmuar përfaqësuesit e Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës.
Shefi i Grupit Parlamentar të Listës Serbe, Slavko Simiq thotë se të gjitha institucionet në vend janë të ngarkuara me këtë temë, e cila, sipas tij, është e vështirë politikisht dhe për të njëjtën duhet të merret një vendim konstruktiv.
“Tash për tash nuk shihet kurrfarë zgjidhje e partive në Parlamentin e Kosovës. Po të duan të votojnë për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje duhen 80 vota, e në Parlamentin e Kosovës janë 100 përfaqësues shqiptar, të cilët mund të gjejnë një zgjidhje për të mirën e popullit”, ka thënë ai për Indeksonline.
Në fund, Simiq thotë se grupi i serbëve në çdo aspekt do ta bie një mendim dhe vendim të vet, por atëherë nuk do të ketë asnjë kompromis politik.
Ndryshe, Qeveria e Republikës nuk ka arritur që sot ta procedoj për Kuvend çështjen e Demarkacionit. Përfaqësuesit e lartë qeveritar kanë konfirmuar se procedimi i kësaj çështje do të bëhet pas të mërkurës.
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...