Rezultatet e fazës së dytë të vaksinave kundër COVID-19, të publikuara në fillim të kësaj jave të nëntorit janë shumë inkurajuese dhe premtuese.
E gjithë bota, po kalon në fazën e dytë të kësaj pandemie, por situata në Kosovë nuk është më mirë.
Tek ekspertët shëndetësor ka pak shpresa se vendi do të arrijë të sigurojë me kohë këtë vaksinë, pasi ka ngecje edhe në lidhje me vaksinën kundër gripit sezonal.
Për sigurimin e kësaj vaksine, ka folur edhe kryeshefi i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Prishtinë, Sami Uka.
Ai ka përdorur një metaforë në lidhje me sigurimin e vaksinën kundër COVID19 me gjasat për ‘vizitën e delegacionit të Qeverise Hoti në Mars ose Hënë’.
“Të flasësh për vaksinën kundër COVID-19, në këto rrethana kur vaksina kundër gripit sezonal nuk mund të sigurohet është sikur të flasësh për vizitën e delegacionit te Qeverise Hoti në Mars ose Hënë”, ka vlerësuar ai.
Kryeshefi i QKMF-së në Prishtinë, ka thënë se për përcaktimin e kritereve të përzgjedhjes së vaksinës nuk është marr askush e ne kemi mbetur në mëshirën e Zotit.
“Natyrshëm me vaksinën nuk është marrë askush me përcaktimin e kritereve të përzgjedhjes së atyre që do të vaksinohen. Fatmirësisht si gjithmonë do të mund të kopjojmë kriteret nga shtetet tjera sepse sigurisht do të kemi kohë të mjaftueshme të mësojmë pasi ata të kenë përfunduar vaksinimin e popullatës se vet. Deri atëherë na mbetet të shpresojmë në mëshirën e Zotit”, është shprehur kryeshefi i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Prishtinë, Sami Uka, për arbresh.info.
Ndërkaq, lidhur me sigurimin e kësaj vaksine ka folur edhe deputeti i opozitës, nga Lëvizja Vetëvendosje, Fitim Uka.
Ai për arbresh.info, ka thënë se kjo qeveri nuk ka arritur të siguroj vaksinë e gripit sezonal e lë më të siguroj vaksinën anti-Covid.
“Duke e njohur kapacitetin e kësaj qeverie dhe duke e njohur mënyrën se si funskionon kjo qeveri, tu e dit edhe faktin se nuk kanë arritur të sigurojnë vaksinën kundër gripit sezonal, kam mëdyshjet e mija që neve do të na bie në dorë vaksina Anti-COVID19, por edhe nëse na bie në dorë nuk do të jetë zotësi e kësaj qeverie por si duket do të jetë mëshirë e partnerëve tanë ndërkombëtar, e fondit të Bashkimit Evropian, përndryshe për këtë qeveri shpresojmë që mos të na shkaktojnë ndonjë dëme se për të sjell vaksinën as qe bëhet fjalë”, ka thënë deputeti i LVV-së, Fitim Uka.
Uka, po ashtu ka thënë se janë krijuar dy rreziqe për shëndetin si gripi sezonal dhe pandemia Covid-19.
“Jemi në një vaksinim rutinor, që ka ekzistuar tash e sa kohë në Kosovë, e nuk është kryer me rregull siç është vaksinimi kundër gripit sezonal, e në periudhën më kritike të mundshme nuk ka ndodhur, e kjo ka mundur të jetë edhe lehtësim që mos të bashkohen dy rreziqe për shëndetin si gripi sezonal dhe Covid-19, e kjo qeveri nuk e ka bërë këtë”, ka thënë ai.
Tutje Uka, ka shtuar se kjo qeveri nuk ka ndarë buxhetin për vaksinë Anti-COVID dhe se kjo qeveri pati premtuar edhe një spital Anti-COVID, por do të përfundoj Covidi e do të vijnë pandemi të tjera e këta nuk e kanë ende spitalin.
“Organizata Botërore e Shëndetësisë, mekanizmat e tjerë ndërkombëtar mund të na sigurojnë vaksinën falas, por që të blihet nga kjo qeveri nuk është punë e kryer, sepse nuk kanë ndarë buxhet për këtë vaksinë, ata patën premtuar edhe një spital Anti-COVID, por do të përfundoj Covidi e do të vijnë pandemi të tjera e këta nuk e kanë ende spitalin, e që e sjellin vaksinën Anti-covid ka konkurrencë shumë të madhe”, ka shtuar Uka.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë ende asnjë vaksine anti-Covid nuk është në përdorim, megjithëse disa kompani kanë testuar vaksinën dhe janë afër që ta zhvillojnë.
Shteti i Kosovës do të përfitojë gjithsej 360,000 vaksina falas nga Aleanca Botërore e Vaksinimit, e njohur si COVAX, shkruan arbresh.info.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se pjesën tjetër të vaksinave, Kosova do ta blejë me mjete të veta financiare, kur ato të jenë në treg dhe të lejuara për përdorim tek njerëzit.
“Kosova, prej disa muajsh, ka qenë në bisedime me Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe partnerët ndërkombëtarë. Aleanca Botërore e Vaksinimit e ka futur Kosovën në mesin e shteteve përfituese falas të 20% të sasisë së vaksinave, apo 360,000 doza të vaksinave kundër sëmundjes COVID-19, që e shkakton coronavirusi i ri”, kanë deklaruar në Ministrinë e Shëndetësisë.
Ndryshe, për blerjen e kësaj vaksine janë interesuar edhe vendet e rajonit ku ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe, ka deklarua ditë më parë se në dy muajt e parë të vitit të ardhshëm, në janar ose shkurt pritet të marrin vaksinën kundër COVID-19.
Filipçe, pati theksuar se është optimist se dy vaksina për kohë të shkurtë do të marrin aprovimin për përdorim.
Ndërkaq, Shqipëria ka nënshkruar marrëveshjen me kompaninë Covax për të siguruar vaksinën anti-COVID, e në këtë marrëveshje marrin pjesë shtetet, përfshirë vendet e Bashkimit Evropian, të cilët janë angazhuar financiarisht për të siguruar vaksinën.
Nga qeveria e Shqipërisë është bërë e ditur se bëhet fjalë për 1,140,000 doza të vaksinës së miratuar, të mjaftueshme për të vaksinuar 20% të popullsisë.
Shuma totale është 3 990 000, pra (tre milionë e nëntëqind e nëntëdhjetë mijë), dollarë amerikanë dhe kjo shumë do të paguhet nga buxheti i alokuar për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor në Qeverinë e Shqipërisë./E.Ballazhi/arbresh.info/
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...