Sigurimet shëndetësore duhet të jenë prioritet pa marrë parasysh se kush do të udhëheq me ekzekutivin e vendit.
Kështu ka deklaruar njohësi i çështjeve sociale, Fatmir Haxholli për Ekonomia Online.
Sipas tij, deri më tani ka pasur progres sa i përket krijimit të fondit për sigurime shëndetësore, por që nevojitet lëvizje më e shpejtë në këtë aspekt.
“Sigurimet shëndetësore janë në kuadër të një pako e cila i shërben edhe reformimit shëndetësor në përgjithësi por edhe krijimit të Fondit për sigurime shëndetësore. Mendoj që ka pasur progres por nevojitet lëvizje më shpejt në aplikimin sa më të shpejtë të sigurimeve shëndetësore sepse kjo ndikon në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës”, ka thënë ai.
Ai gjithashtu tha se me krijimin e sigurisë në shëndetësi bën që të ketë edhe siguri ekonomike.
“Përpos sigurisë shëndetësore do me thënë është top prioritet në jetën e secilit qytetarë dhe secilës familje. Mendoj se kjo është edhe një lloj sigurie ekonomike sepse parandalon familjet me ekonomi mesatare ose me ekonomi të dobët që në rast se përballen me vështirësi që lidhen me shëndetin e anëtarëve ose pjesëtarëve të familjeve të tyre dhe për shkak të mos mundësisë së përballimit të kostos rrezikojnë të rrëshqasin në varfëri ose në situate të vështira sociale”, tha Haxholli për EkonomiaOnline.
Ligji për krijimin e fondit të sigurimeve e shëndetësore parasheh që ky fond të mbushet nga qytetarët si dhe nga punëdhënësit.
Mirëpo, Haxholli mendon se mbushja e këtij fondi duhet të përkrahet edhe nga buxheti i Kosovës.
“Një fond i qëndrueshëm i sigurimeve shëndetësore do të krijohet edhe me përkrahjen e buxhetit sepse është top prioritet punësimi dhe shëndetësia në këtë kuadër”.
Vonesat e krijimit të këtij fondi sipas Haxhollit veçse e pengojnë ndryshimin e gjendjes aktuale në Kosovë.
“Unë mendoj ka shumë dobi nga aplikimi i sigurimeve të shërbimeve shëndetësore dhe vonesat vetëm sa pengojnë të arrijnë në një gjendje e cila dallon prej kësaj që do të ndikonin në ndryshimin në përgjithësi të mënyrës se si funksionon sistemi i shërbimeve shëndetësore që për momentin nuk është i kënaqshëm”, ka thënë ai.
Ligji për sigurimet shëndetësore është miratuar në Kuvendin e Kosovës në shkurt të vitit 2014, por që nuk po arrin të zbatohet.
Ky ligj parasheh që të gjithë punonjësit dhe punëdhënësit e sektorit publik dhe publiko-privat dhe privat, në ndërmarrje që kanë qarkullim me të madh se 50 mijë euro të regjistruara në tatimin mbi vlerën e shtruar, do të paguajnë shtatë për qind nga të ardhurat bruto, në pjesë të barabarta ndërmjet punëdhënësit dhe të punësuarit, pra çdo njëri nga 3.5 për qind.
Po ashtu, parashihet që të punësuarit e tjerë, në sektorin privat, ndërmarrjet më të vogla të mesme dhe me të vogla, si dhe qytetarët që nuk janë të regjistruar si të punësuar por kanë të ardhura tjera, do të paguajnë nga 3.5 euro në muaj.
Ndërsa, për qytetarët e liruar nga çdo formë e bashkëfinancimit, sipas ligjit për shëndetësi, projektligji për sigurimin shëndetësor, pagesa e premiumit të sigurimit të obligueshëm shëndetësor do të bëhet me transfere financiare nga Buxheti i vendit.
Vjen reagimi i klubit të njohur pasi Ronaldo deklaroi se në ...
KFOR-i turk patrullon në veri të vendit
“S’të kam lënë kurrë në baltë”, Sara dhe Driloni nuk ndahen ...
Banorët e Bibajve të Ferizajt protestojnë për reduktimet e r...
Juventusi ka një plan B në rast se dështon transferimi i Zir...
Izraeli arreston drejtorin e një spitali në veri të Gazës